• Tirane, ofrohet vend pune Analist/e Shitjesh

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
me dhe pa eksperience
ROAL FOOD është një Kompani me eksperiencë mbi 20 vite në importimin dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore.
Jemi prezent në të gjithë tregun Shqiptar dhe Rajon me një gamë të gjerë produktesh.
ROAL FOOD ka eksluzivitetin e brandeve më cilesore për ti sjelle në tryezat e cdo familje.
Qëllimi i punës tonë është të plotësojmë në mënyrë efikase nevojat e tregut duke ndjekur trendet ndërkombëtare përmes vazhdimësisë së inovacioneve.
Aktualisht jemi ne kerkim te stafit te ri me energji dhe ide te reja per zhvillim.

Pergjegjesite kryesore:

• Publikimi dhe perditesimi i ofertave mujore per divizionet perkatese, duke siguruar qe informacioni te jete i sakte dhe ne kohe.
• Pergatitja e raporteve mujore per brandet, duke analizuar ecurine e shitjeve sipas zonave dhe tregjeve perkatese.
• Hartimi i raporteve mujore mbi targetet e vendosura dhe nivelin e realizimit per skuadren e shitjes.
• Pergatitja e raporteve te ndryshme analitike per te vleresuar performancen e shitjeve dhe per te identifikuar mundesi per permiresim.
• Komunikimi dhe koordinimi me rrjetet e supermarketeve per aktivizime promocionale
• Monitorimi i vazhdueshem i ecurise se shitjeve ne baze te KPI-ve te percaktuara nga kompania.
• Analiza e performances se brandeve dhe produkteve, si dhe pergatitja e propozimeve per permiresimin e shitjeve bazuar ne te dhena dhe trende te tregut.

Cfare kerkohet:

• Te kete perfunduar studimet e larta
• Njohuri shume te mira ne Excel, niveli mbi mesataren.
• Eksperienca e meparshme ne industrine e shitjeve, distribucionit perben avantazh
• Preferohet njohja e programeve NAV, dhe BI per raportim dhe analize te te dhenave.
• Te kete njohuri te mira te gjuhes angleze
• Pervoje analitike.

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, Ju lutemi dërgoni CV-në në adresën e email-it: hr@roalfood.com ose ne whatsapp nr: 0686021526
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
 


Apply WhatsApp
Back
Top