Tirane, ofrohet vend pune Amvisë/Sanitare (Rezidence)
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 5 Blloku
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Sanitare | Pastrim | Mirembajtje
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience

Agjencia e Rekrutimit Profesionisti është një Agjenci Rekrutimi dhe Konsulence e fokusuar në vlerësimin e Burimeve Njerëzore dhe lehtësimin e bizneseve për të zgjedhur stafin e duhur. Qëllimi ynë është të ndërtojmë marrëdhënie të besueshme dhe afatgjata me kandidatët dhe bizneset. Vizioni ynë është të sigurojmë që njerëzit në tregun tonë të frymëzohen, motivohen, trajnohen dhe zhvillohen për të përqafuar të ardhmen e punës. Misioni ynë është të ndihmojmë klientët tanë të gjejnë dhe punësojnë profesionistët më të kualifikuar në profesione të zgjedhura dhe shumë të aftë, si dhe t'i ndihmojmë ata profesionistë të gjejnë mundësitë më të mira të punës në fushat e tyre përkatëse dhe të çojnë më tej karrierën e tyre.
Pozicioni i punës: Amvisë/Sanitare (Rezidence)
Vendndodhja: Tiranë, Shqipëri
Përmbledhje: Kërkojmë një person të motivuar, përgjegjës dhe konfidencial në rolin e Amvisë/Sanitare e Rezidencës, për klientin tonë, një institucion diplomatik shumë prestigjioz në Tiranë, Shqipëri.
Si Amvisë/Sanitare, ju do të jeni përgjegjëse për operacionet mbarëvajtëse të Rezidencës përsa i përket pastrimit dhe mirëmbajtjes së saj. Në pozicionin tuaj, ju do të ndërmerrni të gjithë hapat e nevojshëm për të siguruar një shërbim cilësor.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Përgjegjësitë në lidhje me: Pastrimin/Mirëmbajtjen/Shërbimin ndaj Vizitorëve
• Pastrimi i zonave të përcaktuara zyrtare (marrja e pluhurit, pastrimi me fshesë korrenti, pastrimi i tavanit, pastrimi i tualetit, etj.)
• Shërbime lavanterie dhe hekurosjeje për titullarin e institucionit dhe familjen e tij, si dhe për nevoja zyrtare lavanderie.
• Marja dhe ndjekja e udhëzimeve nga titullari i institucionit/Supervizori i drejtpërdrejtë në lidhje me mirëmbajtjen e rrobave/bizhuterive specifike.
• Para përfundimit të orarit zyrtar të punës kryerja e një kontrolli përfundimtar ditor në kuzhinë, mbeturina, etj.
• Pastrim i detajuar i kuzhinës private, tualetet, dhomat e gjumit dhe dhoma të tjera që nuk përdoren çdo ditë.
• Pastrimi i dyshemesë/ballkoneve sipas përdorimit dhe në varësi të motit.
• Pastrimi i dritareve nga brenda dhe jashtë.
• Kryerja dhe dokumentimi i aktiviteteve rutinë të inspektimit dhe mirëmbajtjes.
• Raportim i menjëhershëm tek Supervizori për çdo çështje që lidhet me mirëmbajtjen e ambienteve dhe çdo dëmtim/humbje të pajisjeve/veglave.
• Kujdesi për mjedisin rrethues të rezidencës (pastrimi i hyrjes, trotuareve etj)
• Kontrolli në lidhje me nevojat javore për produktet e pastrimit; përgatitja e një liste të materialeve të pastrimit dhe magazinimi i tyre në dhomat e furnizimit.
• Mbajtja e një qëndrimi sa më korrekt me të gjithë stafin dhe vizitorët.
• Sigurimi që zona e garderobës për të ftuarit të jetë gjithmonë e pastër dhe gati.
• Suportimi i shefit të kuzhinës gjatë përgatitjes së eventeve/pritjeve.
• Përgatitja e dhomës së ngrënies sipas udhëzimeve
• Në raste të veçanta shërbimi ndaj mysafirëve gjatë eventeve/darkave/pritjeve etj.
Arsimi:
• Certifikatë e shkollës së mesme ose të arsimit profesional, ose certifikatë e plotësuar me trajnime të tjera përkatëse.
Eksperiencat e punës dhe aftësitë e kërkuara:
• Minimumi 2-3 vite përvojë pune të vërtetuara si Mirëmbajtëse/Sanitare, e preferueshme në institucione ndërkombëtare.
• Aftësi për të kryer detyrat me integritet, mirësjellje, cilësi dhe vëmendje ndaj detajeve.
• Aftësi për të kryer detyrën e tij/saj me maturi duke respektuar privatësinë e punonjësve të Institucionit dhe të ftuarve të tij.
• Njohuri për produktet e pastrimit, furnizimet dhe përdorimin e duhur të tyre. Njohja me rregullat e shëndetit dhe sigurisë.
• Aftësi për të punuar me pak mbikëqyrje dhe për të mbajtur një nivel të lartë të performancës.
• Aftësi për prioritizimin dhe menaxhimin e kohës.
• Puna me efikasitet pa kompromentuar cilësinë.
Aftësitë gjuhësore:
• Komunikim shumë i mirë në gjuhën shqipe. Kërkohen aftësi bazë të komunikimit në anglisht (anglishtja e shkruar është një plus)
• Njohëse të një prej gjuhëve zyrtare Zviceriane (italisht, frëngjisht, gjermanisht)- do përbënte avantazh.
Aftësi të tjera ndërpersonale:
• Aftësi të mira shërbimi dhe adaptimi me kushtet e Rezidencës, besueshmëri, integritet dhe ndershmëri.
Procedurë Aplikimi:
Në rast se posedoni cilësitë e listuara më sipër, ju lutem të dërgoni CV tuaj brenda datës 22.10.2022 në adresën tonë elektronike: recruitment@profesionisti.al ose kontaktoni: 0682081357
"Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
Vetëm kandidatet e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen nga Agjencia.
Apply WhatsApp