• Tirane, ofrohet vend pune Agjent Terreni

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
6 Pallati me Shigjeta | Delijorgji
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
MR.LIGHT ALBANIA është një kompani e specializuar në shitjen e ndriçuesve të cilësisë së lartë dhe projektimin e zbatimin e projekteve në fushën e ndriçimit.
Në kuadër të zgjerimit të kompanisë, ne po kërkojmë një person për pozicionin e mëposhtëm:

Pozicioni: AGJENT TERRENI
Vendndodhja: Tiranë

DETYRAT:

  • Njohja e produkteve dhe shërbimeve të kompanisë dhe prezantimi i tyre në mënyrë profesionale;
  • Njohja e tregut dhe e konkurrencës;
  • Identifikimi dhe afrimi me klientë të mundshëm;
  • Zhvillimi dhe ruajtja e marrëdhënieve me klientet ekzistues;
  • Shtimi dhe plotësimi i portofolit të klientëve;
  • Koordinimi me stafin teknik për mbajtjen e marrëdhënieve profesionale me klientët.
  • Raportimi mbi informacionin e mbledhur në terren dhe mbi punën e kryer.
AFTËSITË DHE KUALIFIKIMET:

  • Diploma e arsimit të mesëm është e detyrueshme (kandidatët me arsim të lartë do të kenë përparësi);
  • Mosha e preferuar 23-35 vjec;
  • Eksperienca e mëparshme e punës përbën avantazh;
  • Aftësi shumë të mira koordinuese;
  • Aftësi shumë të mira negociuese;
  • Të jetë energjik dhe i motivuar;
  • Aftësi për të punuar në mënyrë individuale dhe në grup;
  • Të jetë i pajisur me leje drejtimi.
SHËNIME:
Ne ofrojme kontrate afatgjatë dhe pagë konkurruese, si dhe mundësinë për të negociuar pagën, në përputhje me eksperiencën dhe kualifikimet e kandidatit.
Kandidati i suksesshëm do të ketë mundësi të ndjekë trajnime profesionale për të njohur produktet dhe shërbimet e kompanisë. Për ditët e punës jashtë Tiranës ne aplikojmë dieta ditore.
Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në vetëm në email: e.hysa@drlight.al
 


Apply
Back
Top