Tirane, ofrohet vend pune Agjent Shitje ne terren
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Agjent shitje | Menaxhim shitje
- Gjuha
-
- Eksperienca
- vetem me eksperience

Supermarketi BioJu, pjesë e Grupit Kadiu, është i vetmi supermarket në Shqipëri i fokusuar
në tregëtimin e produkteve Bio te çertifikuara nga vendet e origjinës në Europën Perëndimore.
Cilësia për ne nënkupton në radhë të parë shëndetin dhe sigurinë e konsumatorëve tanë,
sikurse përmbushjen e përgjegjësive sociale dhe mjedisore në të gjithë zinxhirin e prodhimit dhe furnizimit.
Për punonjësit tanë, ne jemi një punëdhënës i përgjegjshëm dhe i konsoliduar.
Për partnerët tane ne jemi një partner korrekt dhe i ndershëm në biznes.
Aktualisht kompania jonë, po kërkon të punësojë punonjës në pozicionin
Agjent Shitje në terren me qëllim zgjerimin e rrjetit të saj të distribucionit.
Përgjegjësitë e pozicionit:
- Të realizoje vizita tek subjektet tregtare si markete/supermarkete/bare/restorante me qëllim shitjen dhe reklamimin e produkteve të Kompanise ;
- Të realizoj prezantimin e produkteve tek subjektet tregtare me qëllim krijimin e klienteve të rinj dhe shtimin e gamës së produkteve për klientët ekzistues ;
- Të dorëzojë produktin e porositur duke kryer plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm dhe përfundimin e transaksionit sipas rregullave në fuqi ;
- Rregullon dhe organizon marrëdhëniet me pikat e shitjeve duke vizituar çdo pikë ;
- Mban kontakte të vazhdueshme me klientët në lidhje me kërkesat e tyre ;
- Rregjistron të dhënat për porositë dhe shitjet në sistemin palmar ;
- Të raportojë tek menaxheri përkatës për punën e kryer çdo ditë ;
- Detyra të tjera të ngarkuara nga eprori përkatës.
- Edukimi: Arsimi i lartë, profili Menaxhim Biznesi ose Marketing përbën avantazh;
- Eksperiencat e punës: Minimum 2 vjet pervoje pune në pozicion të ngjashëm;
- Kualifikime të tjera:
- Njohuri shumë të mira të paketës Windows Office Package (Word, Excel, Power Point);
- Aftësi shumë të mira komunikimi, negociuese dhe bindëse ;
- I aftë të punojë nën presion dhe në grup ;
- Ndershmëri dhe integritet ;
- Të zotëroj leje drejtimi klasi B.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
Apply