• Tirane, ofrohet vend pune Agjent OPERACIONAL

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
1 Ali Demi | Tregu Elektrik
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Eksperienca
me dhe pa eksperience
POZICION VAKANT PUNE | Agjent OPERACIONAL | ORARI: 06:45 -15:00
**KËRKOHET: AGJENT OPERACIONAL**
**Totum Shop – Pajisje Elektroshtëpiake**

Totum Shop, kompani e specializuar në tregtimin e pajisjeve elektroshtëpiake me pakicë dhe shumicë, kërkon të punësojë një **Agjent Operacional** për t'u bashkuar me ekipin tonë.

**Rreth pozicionit:**
Agjenti Operacional do të jetë përgjegjës për mbarëvajtjen operacionale të dyqanit dhe magazinave, duke siguruar që stoku i produkteve të mos mungojë asnjëherë, si dhe do të asistojë në përgatitjen dhe shpërndarjen e porosive.

**Detyrat kryesore:**

- Marrja e mallrave nga magazina e biznesit dhe sjellja e tyre në dyqan me automjetin e kompanisë (Mercedes Vito), duke ngarkuar vetë produktet në furgon dhe duke i shkarkuar personalisht në dyqan
- Shpërndarja e porosive tek klientët tregtarë në Tiranë dhe rrethe, si dhe tek klientët online vetëm brenda Tiranës, me automjet ose skuter
- Ndihmë në magazinë/zyrë pranë departamentit të shitjeve online, në paketimin dhe përgatitjen e pakove ditore për korrierin e postës
- Sistemimi dhe mbajtja e rregullit në dyqan dhe në magazinë

**Kërkesat:**

- Patentë leje drejtimi, kategoria B (e detyrueshme)
- Aftësi për të drejtuar skuter/motorr (përparësi)
- Person i organizuar, i shpejtë dhe i gatshëm për punë fizike
- Gatishmëri për të punuar në ekip

**Orari i punës:** 07:00 – 15:00, e diel pushim

**Për aplikim**, dërgoni CV-në tuaj në: totumshopal@gmail.com / 0694736349

📍 Totum Shop
 


Apply WhatsApp
Back
Top