• Tirane, ofrohet vend pune Agjent/e udhetimesh

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
9 Qender
Tipi
  1. me orar te plote
  2. turni II
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent udhetimi/Turistik
Eksperienca
me dhe pa eksperience

10 Euro Travel është në kërkim të një asistenti/eje për menaxhimin e udhëtimeve. Nëse je person i apasionuar pas udhëtimeve dhe të pëlqen të punosh me klientët, kjo mund të jetë mundësia ideale për ty!​

📍 Vendndodhja: Tirana
🕒 Orari i punës:
  • 09:00 - 17:00 (nga e hëna në të premte)
  • 13:00 - 21:00 (nga e hëna në të premte)
    (Kërkohet fleksibilitet kur është e nevojshme)
💰 Paga: Paga bazë + bonuse + sigurime të paguara
📌 Eksperienca:
Preferohet eksperiencë e mëparshme në sektorin e udhëtimeve ose shërbimit ndaj klientit, por nuk është e domosdoshme.
Nëse je i apasionuar pas udhëtimeve dhe mëson shpejt, ne ofrojmë trajnim të plotë!

Detyrat Kryesore

  • Menaxhimi i mesazheve dhe komunikimi me klientët
  • Gjetja dhe rezervimi i biletave të udhëtimit
  • Krijimi dhe postimi i përmbajtjes në rrjetet sociale sipas planit të agjencisë
  • Asistimi në organizimin e paketave turistike dhe itinerareve
  • Përpunimi i pagesave dhe depozitimi i tyre në ATM
  • Mbajtja e rregullt dhe e organizuar e hapësirës së punës
  • Mbështetje në detyra të tjera administrative të agjencisë

Kualifikimet e Kërkuara

✔ Aftësi të mira komunikimi dhe organizimi
✔ Gatishmëri për të mësuar dhe zhvilluar aftësi të reja
✔ Qëndrim pozitiv, energji dhe përkushtim ndaj punës
✔ Aftësi për të punuar në ekip dhe për të ndjekur udhëzimet
✔ Përdorim bazë i kompjuterit dhe platformave të komunikimit (WhatsApp, Instagram, email, etj.)

Çfarë Ofrojmë

✅ Ambient pune miqësor dhe mbështetës
✅ Trajnim të plotë dhe mundësi për zhvillim profesional
✅ Përvojë praktike në fushën e udhëtimeve dhe menaxhimit të klientëve
✅ Kontratë pune sipas legjislacionit

📩 Si të aplikoni?
Dërgoni CV-në tuaj në WhatsApp: 0692707747 ose në email: teneurotravel@gmail.com

Na bashkohu dhe bëhu pjesë e ekipit tonë! ✈🌍
 


Apply WhatsApp
Back
Top