• Tirane, ofrohet vend pune Ads Manager

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Vasil Shanto | Blloku Vilave Selite
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Marketing Social Media | ADS | SEO
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Sinteza Digital është një agjensi Marketingu Mediash Sociale, e themeluar në 2019.

Me qendër në Tiranë, ekipi ynë zhvillon strategji efektive dhe të përqendruara në rezultatet e marketingut për kompanitë që kerkojne te zhvillohen.
Ne kemi aftësitë, njohuritë dhe ekspertizën për të këshilluar dhe për të dhënë të gjitha shërbimet e duhura për sa i përket Marketingut të Mediave Sociale.
Ne ndjekim marrëdhënie të bazuara në transparencë, këmbëngulje, besim të ndërsjellë dhe integritet me punonjësit tanë, klientët dhe partnerët e tjerë të biznesit.

Jemi duke kërkuar për një specialist të talentuar në fushën e “Ads Management”.

Fokusi i këtij pozicioni do të jetë planifikimi dhe ekzekutimi i fushatave me pagesë për klientët tanë.
Ky është një “Junior Position” për dikë që dëshiron të mësojë, të zhvillojë më tepër aftësitë në marketing dhe në veçanti në “Ads Management”.

Përgjegjësitë kryesore:

• Të menaxhojë dhe ekzekutojë fushata të ndryshme reklamash, duke përfshirë por pa u kufizuar në perzgjedhjen e audiencës, konfigurimin e llogarisë, konfigurimin dhe zbatimin e fushatës.
• Kandidati do të menaxhojë module të ndryshme të ofruara për Facebook dhe Instagram, duke përfshirë Ad Manager, Business Manager, Audience Insights, Facebook Analytics dhe Facebook Pixels.
• Duhet të punojë me të gjitha aspektet e marketingut të mediave sociale, duke përfshirë, por pa u kufizuar në automatizimin, planifikimin e ads, ndjekjen e konvertimeve, optimizimin e ads , dhe bidding optimisation.
• Kandidati duhet të jete në gjendje të ndjekë dhe raportojë për rezultatet e fushatave, analizim i të dhënave në mënyre javore/mujore dhe sugjerim për përmirësime në fushatat e radhës.
• Bashkëpunimi i ngushtë me ekipin tonë të brendshëm për të vlerësuar dhe përmirësuar performancën e ads, është I domosdoshëm.
• Duhet të jetë në gjendje të krijojë reklama në Facebook, duke ndjekur politikat e platformës për reklamat, duke shmangur çdo shkelje ose pezullim të llogarisë.


Kualifikimet e nevojshme:
• Njohuri të mira rreth marketingut dixhital dhe rrjeteve sociale.
• Aftësi të shkëlqyera komunikimi.
• Njohja me parimet e përgjithshme te rritjes organike të profileve të rrjeteve sociale.
• I/E organizuar dhe me përqasje analitike.
• Përqasje inovative me pasion për të sjellë ide të reja dhe përmirësime të procesit.
• Njohuri të shkëlqyera të gjuhës Angleze.
Dokumentacioni i kërkuar:

Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë dokumentacionin e mëposhtëm në adresën e e-mail: hr.sinteza.digital@gmail.com ose Whatsapp ne 355684027786

* CV
* Leter Motivimi

Duke ju falënderuar për konsideratën tuaj ju njoftojmë se vetëm kandidatet që plotësojnë të gjitha kushtet e sipërpërmendura do te njoftohen për fazat e intervistimit.

Ju mirepresim!


Cel. : 0684027786
 


Apply WhatsApp
Back
Top