• Tirane, ofrohet vend pune ADMINISTRUES/E – MENAXHUES/E REZIDENCE PRIVATE

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim strategjik | Drejtues
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
me dhe pa eksperience
PËRSHKRIM PUNE: ADMINISTRUES/E – MENAXHUES/E REZIDENCE PRIVATE

QËLLIMI I POZICIONIT:

Të sigurojë funksionimin e përditshëm, efikas dhe të organizuar të një rezidence private duke menaxhuar personelin ndihmës, koordinuar shërbimet dhe mirëmbajtur standardet e larta të pastërtisë, sigurisë dhe komoditetit për anëtarët e familjes.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE:
  • Menaxhimi i plotë, koordinimi dhe mbikqyrja i të gjithë stafit të rezidencës (pastrim, kuzhinë, kopsht, siguri etj.).
  • Hartimi i orareve të stafit dhe kontrolli i performancës së tyre.
  • Sigurimi që ambientet e rezidencës të jenë gjithmonë në gjendje të shkëlqyer.
  • Menaxhimi i furnizimeve të nevojshme për shtëpinë: porositje, inventar dhe buxhetim.
  • Komunikimi dhe bashkëpunimi me shërbime të jashtme (kompani mirëmbajtjeje, sigurimi, teknikë etj.).
  • Organizimi i udhëtimeve ose ngjarjeve familjare, sipas kërkesës së pronarëve.
  • Menaxhimi i buxhetit të shtëpisë, shpenzimeve dhe raportimi financiar periodik.
  • Sigurimi i standardeve të larta të diskrecionit dhe konfidencialitetit për jetën private të familjes.

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË:
  • Eksperiencë e mëparshme në pozicione të ngjashme në ambiente rezidenciale hoteleri e nivelit të lartë.(minimumi 2–3 vjet).
  • Aftësi të shkëlqyera menaxhimi dhe organizimi.
  • Njohuri bazë financiare dhe administrimi.
  • Aftësi për të udhëhequr dhe motivuar një ekip shërbimi.
  • Diskrecion, profesionalizëm dhe etikë e lartë pune.
  • Aftësi të mira komunikimi në gjuhën shqipe dhe preferohet njohja e gjuhës angleze ose një gjuhe tjetër të huaj.
  • Referenca të besueshme nga punëdhënës të mëparshëm.
APLIKIMI:
Kandidatët e interesuar mund të kontaktojnë për çdo informacion në numrin e telefonit: +355 68 20 55 689.
 


WhatsApp
Back
Top