• Tirane, ofrohet vend pune Administrator i Bazës së të Dhënave

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim Biznesi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Administrator i Bazës së të Dhënave
Pozicioni: Administrator i Bazës së të Dhënave
Departamenti: IT Department

Objektivat Parësore

  • Një administrator i bazës së të dhënave (DBA) është përgjegjës për performancën, integritetin dhe sigurinë e një baze të dhënash. Ai/ajo gjithashtu do të përfshihet në planifikimin dhe zhvillimin e bazës së të dhënave, si dhe zgjidhjen e problemeve në emër të përdoruesve.
Rolet Kyçe & përgjegjësitë

  • Krijon dhe mirëmban të gjitha bazat e të dhënave të nevojshme (Oracle, MS Sqlserver, etj.) te lidhuara me aplikimet
  • Në bashkëpunim me administratorin e sistemit kryen planifikimin e kapaciteteve të nevojshme për krijimin dhe mirëmbajtjen e bazave të të dhënave.
  • Ofron mbështetje teknike për ekipet e zhvillimit të aplikacioneve
  • Kryen perditesimin (patch update) të vazhdueshëm të bazës së të dhënave
  • Pergjejes per sigurinë e të gjitha bazave e të dhënave nen administrimin e vet.
  • Përgjegjës për disponueshmërinë dhe performancën e aplikacioneve
  • Zbaton kontrollin e ndryshimeve dhe siguron që ndryshimet në bazën e të dhënave të aplikimeve kryesore janë të koordinuara siç duhet.
  • Monitoron sistemet dhe infrastrukturën përkatëse për të siguruar ofrimin e qëndrueshëm të shërbimeve
  • Përgjegjës për të siguruar ekzekutimin e duhur të procedurave të kopjimit dhe rikthimit (backup/restore) për të gjitha bazat e të dhënave dhe aplikacionet
  • Shkruan dhe mirëmban dokumentacionin teknik.
  • Analizon përputhshmërinë e zgjidhjeve të propozuara me standardet dhe kërkesat e kompanisë.
  • Ruan konfidencialitetin në lidhje me informacionin që përpunohet, ruhet ose aksesohet.
  • Dokumenton problemet dhe zgjidhjet e bazave të të dhënave/aplikacioneve për referencë në të ardhmen.
Aftësitë e kërkuara

  • Një minimum prej 3 vitesh përvojë progresive me kohë të plotë në administrimin dhe menaxhimin e bazës së të dhënave relacionale (Oracle, MS Sqlserver, etj.)
  • Njohuri mbi teorinë e normalizimit të bazës së të dhënave, dizajnimin e skemës STAR dhe teknikat e modelimit të të dhënave.
  • Kuptimi i standardeve dhe teknikave të sigurisë së bazës së të dhënave relacionale
  • Njohuri të forta të SQL, përvojë me PL/SQL etj.
  • Të kete njohuri per sistemet te ndryshme operative (Linux, Windows, etj.), arkitekturën e harduerit, konfigurimin e storage ne funksion te bbazes se te dhenave, etj.
  • Aftësi për të shkruar dokumentacionin teknik.
  • Niveli i lartë i përgjegjësisë dhe proaktivitetit në propozimin dhe kryerjen e vazhdueshme të përmirësimeve të ndryshme në aplikacionet dhe bazat e të dhënave.
  • Aftësitë e të mësuarit të shpejtë – si teknikisht ashtu edhe në aspektin e mjedisit dhe proceseve të biznesit.
  • Lojtar i mirë i ekipit.
  • Të ketë një kuptim të mirë të biznesit.
  • I hapur ndaj ideve te reja dhe inovacionit
  • Preferohet certifikimi i bazës së të dhënave
Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV të përditësuar dhe një letër motivimi në adresën e email-it humanresources@otpbank.al. Ju lutem vini re që vetëm kandidatët e shortlistuar do të kontaktohen.
Afati i fundit i aplikimeve është 13 Shkurt 2023.
 


Apply
Back
Top