• Tirane, ofrohet vend pune Administrative Recepsionist

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 QTU | Kashar | Casa Italia
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Recepsionist/e
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
HISTORIKU
MEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit “Do It Yourself” në
Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, po kërkon të punësojë:

"Recepsioniste e Administratës"

Qëllimi i Pozicionit : Si pjesë e departamentit të Burimeve Njerëzore siguron koordinim t
ë shkëlqyer midis vizitorëve dhe nevojave të administratës.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:


  • Mirëpret me etikë të lartë profesionale çdo vizitor që paraqitet pranë recepsionit të administratës
  • Koordinon kandidatët që janë për t'u intervistuar me Specialistet e Rekrutimit
  • Koordinon punonjësit e rinj për trajnim me Specialistet e Trajnimeve
  • Koordinon takimet e vizitorëve me punonjës të administratës
  • Koordinon takimet e punonjësve të hipermarketit me administratën
  • Orienton vizitorët në lidhje me takimet përkatëse
  • Informon stafin në lidhje me përditësime apo komunikata të reja
  • Informon furnitorët, vizitorët apo të interesuarit në lidhje me rregullat e kompanisë

Kualifikimet dhe Aftësitë e kërkuara:

Edukimi: Të ketë përfunduar shkollën e lartë
Eksperiencë pune: Të paktën një vit eksperiencë të mëparshme në recepsion ose PR
Aftësitë:

  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëpunimi
  • Etikë profesionale sjelljeje
  • Aftësi shumë të mira monitoruese
  • Aftësi shumë të mira në përvetësimin e informacioneve
  • Aftësi shumë të mira koordinuese
  • Njohje e mirë e gjuhës angleze dhe lehtësi në të shprehurin e saj

Procedura e aplikimit:
Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dorëzoni dokumentacionin e mëposhtëm:
- CV të detajuar
- Letër interesi tek Divizioni i Burimeve Njerëzore në një nga mënyrat në vijim:

1. Me email: humanresources@megateksa.com/ ose ne numrin 069 60 82 318
2. Duke dërguar me postë në adresën:

MEGATEK S.A
Divizioni i Burimeve Njerëzore
Autostrada Tiranë-Durrës km. 7
Tirana, Albania
 


Apply WhatsApp
Back
Top