• Tirane, ofrohet vend pune Accounting and Credit Controller

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Kontabilitet | Audit
Eksperienca
vetem me eksperience
EPPC Albania po kërkon një Accounting and Credit Controller për t’iu bashkuar ekipit.

Përgjegjësitë kryesore:
  • Hedhja e të dhënave në kontabilitet, regjistrim faturash, dhe rakordim i deklaratave bankare e balancave;
  • Trajtim i rakordimit mujor të Librave të Blerjeve dhe Shitjeve;
  • Dërgim i faturave të shitjeve për shërbimet non-leasing, trajnimet dhe rekrutimet;
  • Ndjekja e debitorëve për faturat e papaguara;
  • Menaxhimi i arkës dhe kryerja e blerjeve të ndryshme për zyrën sipas nevojave.

Kërkesat për këtë pozicion janë:
  • Diplomë Universitare, Dega Financë – Kontabilitet;
  • Përvojë pune minimalisht 3 vjeçare në kontabilitet dhe/ose financë;
  • Përdorimi i programeve financiare (Bilanci i preferuar) dhe MS Office (Excel-i është domosdoshmëri);
  • Njohuri të mira të gjuhëve Angleze dhe Italiane;
  • Të jetë person i përgjegjshëm, i përkushtuar në punë;
  • I vëmendshëm ndaj detajeve dhe me aftësi të mira organizative.
Benefitet:
  • 32-orë në javë punë;
  • Kushte shumë të mira pune.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni aplikimin tuaj në linkun: https://aplikim.eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet. Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 
Back
Top