• Tirane, ofrohet Ofroj Sherbime Juridike

Tirane
Pershendetje

Zyra jonë ligjore e cila është e vendosur në Tiranë, Shqipëri, është një studio qe , ofron një gamë të plotë të shërbimeve ligjore në të gjitha fushat e praktikës ligjore, si psh e drejta tregtare, e drejta tatimore, pronësia intelektuale, pasurite e patundshme, prokurim publik - - edrejta administrative dhe gjyqësore. Ne ofrojmë një gamë të gjerë të shërbimeve duke përfshirë hartimin e dokumentave ligjore, pergatitjen e dokumentave per prokurimin publik, kërkesat ligjore, konsultimit etj, duke qenë në dispozicionin tuaj në çdo kohë. Avokatët e firmës sonë janë të gatshëm dhe të aftë për të mbrojtur të drejtat tuaja me profesionalizëm dhe përkushtim. Përvoja dhe profesionalizmi ynë do të ndihmojmë klientët tanë per të arritur qëllimet e tyre, që mbulojnë nevojat e tyre ligjore dhe zgjidhjen e konflikteve të tyre ligjore në mënyrë sa më të favorshëm. Ekipi ynë ligjor është i gatshëm për të biseduar me ju dhe për të përmbushur sfidat tuaja ligjore.


CIVILE

Studio ligjore “Albanian Lawyers”, ofron konsulencë ligjore dhe përfaqësim në gjykatë për të gjitha çështjet civile që kanë të bëjnë me:

o Konsulencë juridike, hartim të kërkesë-padive, përfaqësim gjyqësor, në lidhje me fitimin dhe mbrojtjen e së drejtës së pronësisë dhe bashkëpronësisë.

o Konsulencë juridike përfaqësim gjyqësor, në lidhje me formën ligjore të lindjes, ndryshimit, shuarjes së marrëdhenieve juridike të detyrimit apo atyre kontraktore.

o Konsulencë në përpilim kontratash të të gjitha llojeve,

o Hartimin e kërkesave për shpërblimin e dëmeve të shkaktuara si rezultat i aksidenteve rrugore dhe përfaqësim në gjykatë kunder Shoqërive të Sigurimit për shpërblimin e dëmeve të shkaktuara nga mjetet motorrike apo dhe kundër Byrosë Shqiptare të Sigurimit.

o Konsulencë juridike, përfaqësim gjyqësor, hartim dokumentacioni, për çështjet e pasurisë që kanë të bëjnë me regjistrimin e tyre pranë Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, etj.

o Përfaqësim ligjor pranë gjykatave të rretheve gjyqësore te ndryshme, gjykatave të shkallës parë dhe të apelit, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

o Përgatitje e akteve të tjera juridike.

PASURI TË PALUAJTSHME

Studio jonë ofron konsulencë dhe pergatitjen e dokumentave , në lidhje me problemet ligjore që kanë të bëjnë me:

o Regjistrimin e pasurive të paluajtshme pranë Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, pajisjen me titullin e pronësisë dhe probleme te tjera te lidhura me to.

FAMILJARE

Studio ligjore “Albanian Lawyers”, ofron asistencë dhe konsulecë ligjore në proçedurat që duhen ndjekur për zgjidhjen e martesës, përgatitjen e kontratave që rregullojnë regjimin pasuror martesor, përcaktimin e përgjegjësisë prindërore, kujdestarisë, ndarjen e pasurise etj.

o ADMINISTRATIVE

Studio ligjore “Albanian Lawyers”, ofron konsulecë ligjore dhe përfaqësim përpara gjykates se shkalles se pare dhe apelit, për çështje administrative që kanë të bëjnë me:

o Hartim të dokumentacionit të nevojshëm.

o Përfaqësim ligjor në konfliktet me organet administrative shteterore.

o Hartim dokumetacioni dhe ndjekje të proçedurave të tenderave dhe prokurimeve publike.

TREGTARE

Studio ligjore “Albanian Lawyers”, ofron konsulencë për shoqëritë tregtare, dhe hartimin e dokumentacionit të nevojshëm që ka të bëjë me:

o Themelimin e shoqërive tregtare, përgatitjen e statutit akteve të themelimit, regjistrimin pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit

o Ndryshimin e formës ligjore të shoqërive nëpërmjet; bashkimit dhe likujdimit.

o Marrëdhëniet e shoqërisë tregtare me palët e treta.

o Përfaqësim në gjyq të shoqërive tregtare për çështje civile.

BANKARE

Studio ligjore “Albanian Lawyers”, ofron shërbim në fushën e legjislacionit financiar në Republikën e Shqipërisë: Konsulencë juridike dhe plotësim dokumentacioni për përfitimin e kredive bankare. Hartim dokumentash, aktesh, përfaqësim në gjykatë, në mbrojtje të klientëve debitorë apo kreditorë ndaj bankave të nivelit të dytë.

KONTRATA

Studio ligjore “Albanian Lawyers” ofron konsulencë ligjore në hartimin e te gjitha llojeve të kontratave në mes palëve, persona fizikë apo juridikë, privatë apo shtetëror.

E drejta e punes

Studio ligjore “Albanian Lawyers”, ofron konsulecë ligjore dhe perfaqësim përpara tgjykates se shkalles se pare dhe apelit për çështje në fushën e së drejtës së punës, që kanë të bëjnë me:

oHartimin e kontratave individuale dhe kolektive të punës.

oPerfaqësimin në proçese gjyqësore, duke kundërshtuar largimin nga puna, si dhe duke kërkuar shpërblimin e detyrimeve nga ana e punëdhënësit, në rastet e largimit nga puna në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi. etj

Per me shume mund te vizitoni faqen tone www.albanialawyers.com

Jemi ne pritje te nje pergjigje nga ana juaj.--
Fatjon Kosta


E-Mail. office.kosta@gmail.com
Tel. +355696881117
+355696558725

Cel. : 069 68 81 117
 


Contact WhatsApp
Back
Top