• Tirane, ofrohet Internship | vend praktike SAP Financial Consultant Internship

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Liqeni | Rr. Kosovareve | Petro Nini
Tipi
  1. Internship | vend praktike
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
  2. IT | TIK | Informatike Ekonomike
  3. Menaxhim Biznesi
Gjuha
  1. anglisht
  2. gjermanisht
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Jeni të apasionuar pas teknologjisë dhe financave? Keni dëshirë të zhvilloni një karrierë në fushën e konsulencës ekonomike? Ne po kërkojmë një profil per tu trajnuar si Konsulent Ekonomik SAP. Ky pozicion ofron mundësinë për një trajnim të plotë në sistemin SAP, ne modulin Finance, i cili do t’ju përgatisë për sfidat e sektorit dhe do t’ju lejojë të zhvilloni aftësi të rëndësishme për karrierën tuaj. Nuk ka nevojë për eksperiencë të mëparshme, pasi do ju ofrohet trajnim i plotë falas gjatë periudhës së parë.

Detyrat
  • Të merrni pjesë në trajnime intensive mbi sistemin SAP dhe aplikacionet e tij.
  • Të asistoni në analizën e proceseve financiare dhe operacioneve të biznesit.
  • Të kontribuoni në implementimin dhe optimizimin e zgjidhjeve SAP për klientët tanë.
  • Të ofroni mbështetje dhe trajnime për përdoruesit e rinj të sistemit.
  • Të punoni ngushtë me ekipin për të siguruar një tranzicion të qetë në sistemin SAP.

Kualifikime të domosdoshme:
  • Njohuri shumë e mirë e gjuhës Gjermane
  • Njohuri shumë e mirë e gjuhës Angleze
  • Dëshira për të punuar në një ambient dinamik, me mundësi të mëdha zhvillimi.
  • Aftësi për të punuar në grup dhe për të komunikuar në mënyrë efektive.
  • Interes për teknologjinë dhe sistemet e informacionit.
Kualifikime opsionale:
  • Diplomë në Ekonomi, Financë, Inxhinieri të Informacionit ose fushë të ngjashme.
  • Njohuri në financë dhe proceset ekonomike.
  • Njohuri të sistemit SAP janë një plus
Shënime
Nëse jeni të interesuar për këtë mundësi, dërgoni CV-në tuaj dhe një letër motivimi në hr@algorhythm.al .
Bashkohuni me ne dhe filloni karrierën tuaj në një nga fushat më të kërkuara të teknologjisë dhe financave!
 


Apply
Back
Top