• Tirane, ofrohet INTERNSHIP - SOCIAL MEDIA SPECIALIST

Tirane
Tipi
  1. Internship | vend praktike
Fusha | Profili i punes
  1. Marketing-online | Social Media | SEO
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
me dhe pa eksperience
BalkanSport shpk, distributori zyrtar i markave të mirënjohura sportive si adidas,
Head
dhe Mares për Shqiperinë; dhe gjithashtu përfaqësues zyrtar i rrjetit multibrand sportiv INTERSPTOR dhe Alban Sport ofron mundësi:
INTERNSHIP - SOCIAL MEDIA SPECIALIST

Përgjegjësitë kryesore:


• Hartimi, zhvillimi, dhe realizimi i strategjive të suksesshme në mediat sociale në përputhje me identitetin dhe rregullat e markës, me qëllim rritjen e shitjeve sipas objektivave të Kompanisë.
• Kryen kërkime mbi standartet e trendeve aktuale si dhe preferencave të audiencës.
• Eshtë koherent mbi të rejat në rrjetet sociale, përsa i përket teknologjive, trendeve, mjeteve të prezantimit dhe aplikacioneve.
• Kontribuon me ide të reja përsa i përket planeve marketing që departamenti planifikon.
• Monitoron në mënyrë të vazhdueshme fushatat e marketingut deri në finalizimin e tyre.

Aftësitë:

• Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
• Të ketë etikë në punë.
• Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese.
• Te jetë i aftë të punojë në grup.

Edukimi dhe Kualifikimet:

• Preferohet të zotërojë diplomë universitare ose të jetë aktualisht student në degët: Marketing, Administrim/Menaxhim Biznesi, Multimedia.
• Njohuri të mira të paketës Microsoft Office, si dhe të programeve Photoshop, Illustrator dhe Premiere Pro.

Pas përfundimit me sukses të Internship-it (praktikës) dhe vlerësimit të performancës ofrohet mundësia e punësimit pranë kompanisë.

Kandidatët e interesuar për pozicionin e mësipërm, duhet të dërgojnë CV-në
në adresën e-mailit: hr@balkansport.al ose WhatsApp: +355677115111.
 


Apply WhatsApp
Back
Top