• Tirane, ofrohet internship per Juriste

Tirane
Tipi
Fusha | Profili i punes
  1. Juridik | Drejtesi
Gjuha
Eksperienca
me dhe pa eksperience
FTESË-NJOFTIM

Qendra Kombëtare e Trajnimit të Përmbaruesve fillon më 1 dhjetor 2021 kurset për trajnimin e juristëve që synojnë njohuri profesionale, teorike dhe praktike në fushën e ekzekutimit të detyruar.
Kurset intensive 1 dhe 3-mujore do të ofrojnë për pjesëmarrësit njohuri specifike juridike në fushën e ekzekutimit të detyruar (përmbarimit).

Kurset do të mundësojnë fitimin e njohurive të nevojshme dhe ekskluzive juridike, por pa u kufizuar në to, rreth:
Institutit të Ekzekutimit të Detyruar;
Njohjes së detajuar teorike dhe praktike të shërbimit përmbarimor gjyqësor;
Përdorimit, reagimit dhe mbrojtjes ligjore gjatë një procesi të ekzekutimit të detyrueshëm përmbarimor.

Njohuritë që përftohen gjatë trajnimeve, do të shërbejnë si aset me vlera dhe përdorim të veçantë nga të gjithë juristët apo të interesuarit që punojnë aktualisht, apo do të punësohen në fusha të ndryshme si, në aktivitete private tregtare, banka, zyra avokatie, ndërmjetësimi, apo dhe përmbarimi ashtu dhe si juristë në institucione apo administratën publike qendrore e vendore.
Kurset janë të nevojshme dhe do të ofrohen edhe për studentët e fakulteteve të Drejtësisë, për t’u mundësuar atyre njohuritë e nevojshme juridike që do të shërbejnë si bazë për specializim dhe punësim të mëtejshëm në institucione të ndryshme, që në çdo rast kanë dhe do të kenë nevojë për “ekzekutimin”.

Jeni të ftuar që fillimisht të vizitoni faqen zyrtare të Qendrës http://bailiff-training-center.al/ dhe më pas të regjistroheni pranë saj. Në rubrikën “Kurse-Trajnime”, do të gjeni edhe temat e moduleve 1-mujore dhe 3-mujore të trajnimeve për jurist, që fillojnë më datë 1 dhjetor 2021.
Nxitoni! Trajnimi tek Ne është një çelës jo i vogël suksesi!
 

Attachments

  • Njoftim..pdf
    132.4 KB · Views: 47


Apply
Back
Top