Tirane, ofrohet internship ne fushen ligjore dhe ekonomike
Tirane
Tipi
Fusha | Profili i punes
Juridik | Drejtesi
Gjuha
Eksperienca
me dhe pa eksperience
MUNDËSI INTERNSHIPI
Magnum Opus Group (MOG) në bashkëpunim me Ardex - Consulting, me një eksperiencë të gjatë në fushën e menaxhimit të projekteve, shërbimeve të integruara të konsulencës, ngritjen e sistemeve dhe ristrukturimin e organizatave publike & private, përgatitjen dhe zhvillimin e strategjive dhe politikave, njofton se ka hapur Mundësine per Internship në fushën:
Ligjore;
Ekonomike (Analiza Biznesi, Menaxhim projektesh, etj).
Profili i kandidatit:
Të ketë përfunduar studimet universitare ose të jetë në përfundim të studimeve master, përkatësisht në fushën e drejtësisë/të ekonomisë;
Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
Aftësi në përdorimin e paketës Microsoft Office;
Dëshirë dhe vullent për të zgjeruar dijet dhe potencialet në fushën ligjore/ekonomike.
Përfitime nga internshipi:
Kandidatët do të kenë mundësi:
të punojë nga afër me ekspertë të fushës;
të angazhohen me projekte konkrete;
të aftësohen dhe rriten profesionalisht.
Procedura e aplikimit: Për t’u bërë pjesë e procesit përzgjedhës, të interesuarit mund të dërgojnë CV në adresën: pune@mog.al.