• Tirane, ofrohet City-tour | Vizita qytetesh

Tirane
per ku? Shteti
Hollande
Tipi
City-tour | Vizita qytetesh
Sa nete
3
Cmimi Euro
499
AMSTERDAM – GIETHORN -- ROTERDAM -- HAGE -- BRUKSEL 4 Dite (3 Netë) Nisje 9 Tetor / 23 Tetorhollhol

VIZITOJMË
Amsterdam
Roterdam
Hagë
Giethorn
Zaanse Schans
Eindhoven
.

KY UDHËTIM DO TË REALIZOHET NË DATAT E MËPOSHTME

TETOR 2024

Nisje 9 Tetor — 4 Ditë (3 Netë) — Cmimi 499€
Oraret e Fluturimi: Nisja 9 tetor 06:55 nga Tirana (mberritja ne 09:50 ne Eindhoven) – Kthimi 12 tetor 20:25 nga Brukseli (mberritja 22:25 ne Tirane)

Nisje 23 Tetor — 4 Ditë (3 Netë) — Cmimi 499€
Oraret e Fluturimi: Nisja 23 tetor 06:55 nga Tirana (mberritja ne 09:50 ne Eindhoven) – Kthimi 26 tetor 20:25 nga Brukseli (mberritja 22:25 ne Tirane)


NENTOR 2024

Nisje 27 Nentor — 4 Ditë (3 Netë) — Cmimi 499€
Oraret e Fluturimi: Nisja 27 nentor 06:55 nga Tirana (mberritja ne 09:50 ne Eindhoven) – Kthimi 30 nentor 20:25 nga Brukseli (mberritja 22:25 ne Tirane)

Nisje 28 Nentor — 4 Ditë (3 Netë) — Cmimi 499€
Oraret e Fluturimi: Nisja 28 nentor 06:55 nga Tirana (mberritja ne 09:50 ne Eindhoven) – Kthimi 1 dhjetor 20:25 nga Brukseli (mberritja 22:25 ne Tirane)


HOTELET

Akomodimi për 3 netë në hotel 4 Yje në Eindhoven

PROGRAMI I DETAJUAR​

Dita 1 : HAGE – ROTERDAM
Things-to-do-in-Hague-Netherlands-300x201.webp

Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin 2 orë përpara fluturimit.
Fluturimi direkt Tiranë – Eindhoven. (2 orë : 55 min)
Pas procedurave të check in ndalesë për të vizituar qendrën e Eindhoven. Pas vizitës nisja për në Hagë ku vizitohen: Parlamenti dhe Pallati i Paqes.
Vazhdimi më pas i udhëtimit në Roterdam, ku ndalojmë për të vizituar portin e vjetër Oude Haven.
Pas vizites së Roterdamit kthimi në hotel në Eindhoven
Mbrëmje e lirë për të shijuar jetën e natës të qytetit.
Fjetia në Eindhoven



Dita 2: AMSTERDAM
best-day-trips-from-Amsterdam-300x200.jpg

Mëngjesi në Hotel.
Në shoqërinë e guidës fillojmë vizitat e qytetit ku do të keni mundësinë të vizitoni pjesën e vjetër dhe të re të Amsterdamit.
Vizitohet Sheshi Magna. Veshja e jashtme e Pallatit mbretëror është fasada më e bukur e Sheshit Magna.
Vizitë në muzeumin Rijks në Amsterdam, Shtëpitë tregtare të shekullit të 17-të dhe kishat me këmbanat e tyre të shek 16 dhe 17.
Pas viziave kthimi në hotel dhe mbrëmje e lirë.
Fjetia në Eindhoven



Dita 3: ZAANSE SCHAN – GIETHORN
Giethoorn-Netherlands-4-300x132.png

Mëngjesi në Hotel.
Transfertë në fshatin turistik Zaanse Schan, për të shijuar peisazhet unikale me mullijtë e erës, te një ndër atraksionet turistike më të vizituar të Amsterdamit.
Pas vizitës në Zaanse Schans, udhëtojmë drejt një tjetër lokacioni magjepsës ts Hollandës, si Giethorn, i njohur edhe si “Venecia e Veriut”, pasi Giethorn është i aksesueshëm plotësisht vetëm nëpërmjet varkave dhe Gondolave.
Vizitë në Giethorn. Opsionale shëtitje me varka turistike.
Pas vizitës në Giethorn kthimi në hotel dhe mbrëmje e lirë.
Fjetia në Eindhoven



Dita 4: BRUKSEL

grand-place-4212-%C2%A9-visit.brussels-jean-michel-byl-300x200.jpeg

Mëngjesi në Hotel.
Pas mëngjesit nisja drejt Brukselit.
Vizitë panoramike e qendrës së qytetit ku vizitohen: Sheshi më i bukur i Brukselit Grand Place, Manneken Pis. Konsumimi i drekës në Bruksel dhe mundësi për të provuar cokollatat e famshme belge.
Pasdote Transferta për në aeroportin e Brukselit për fluturimin direkt Bruksel – Tiranë. (2 orë : 30 min)

Në çmim përfshihet​

1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë – Eindhoven dhe Bruksel – Tiranë.
2. Transfertat dhe Shëtitjet me autobus sipas programit.
3. Akomodimi në hotel 4 Yje për 3 netë në Eindhoven
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 20x 30cm. (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në çmim nuk përfshihet​

1. Gjithçka që nuk është përmendur në rubrikën përfshihet në çmim
2. Drekat dhe Darkat
3. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
4. Taksat e qyteteve (paguhen në recepsion pas check out nga hoteli)

Shenime:​

Duhet të dini se:

——————————————————-
Nisja do të bëhet si me poshtë:

➤ Nga aeroporti Nënë Tereza, ku duhet të paraqiteni minimumi 2 orë përpara
——————————————————-
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT
➤ Fëmijët në moshën 2 – 11.99 vjeç përfitojnë 60€ zbritje nga cmimi i paketës
Shenim: Kjo politike hyn ne fuqi vetëm nëse femijët akomodohen në dhomë me 2 të rritur.
——————————————————-
DOGANA
1) Pashaportë me vlefshmëri minimumi 6 muaj
2) Nuk duhet të keni kaluar në 6 muaj e fundit me shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE
——————————————————-
INFORMACIONE

► Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 50% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë përgjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojnë këto shitje.
 


Contact WhatsApp
Back
Top