Tirane, ofrohen vende pune Specialist Sigurimesh për Institucionet Financiare Jo Banka
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 9 Qender
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Agjent shitje | Menaxhim shitje
- Ekonomist-Financier/e
- Marketing
- Menaxhim Biznesi
- Sherbim Klienti
- Supervizor | Team Leader
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
“SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a. pjese e Uniqa Group Austria, shoqëri Sigurimi me eksperiencë 26 vjeçare, themeluar më 22 Shkurt 1999, e përfaqësuar me 8 kompani sigurimi Jetë dhe Jo-Jetë, Risigurime dhe Fond Pensionesh që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë në mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, shpall 1(një) vend të lira pune për:
Përmbledhje e detyrave dhe përgjegjësive:
Menaxhimi i marrëdhënieve me klientët institucionalë:
Specialist Sigurimesh për Institucionet Financiare Jo Banka,
Drejtoria e Përgjithshme
Drejtoria e Përgjithshme
Përmbledhje e detyrave dhe përgjegjësive:
Menaxhimi i marrëdhënieve me klientët institucionalë:
- Krijimi, Zhvillimi dhe mbajtja e marrëdhënieve të forta me institucione financiare jo banka.
- Ofrimi i informacion i detajuar për produktet dhe shërbimet e sigurimit që mund të përshtaten me nevojat e këtyre institucioneve.
- Vlerësimi i nevojave specifike për sigurim per klientet e institucioneve financiare dhe rekomandimi i produkteve të përshtatshme që mund të ofrojnë mbrojtje të plotë për klientet e tyre.
- Krijimi i planeve të sigurimit për klientët institucionalë, duke siguruar që politikat e sigurimit përmbushin kërkesat ligjore dhe rregullative.
- Aktivizimi i fushatave të marketingut për të promovuar produktet e sigurimit dhe shërbimet te institucionet financiare.
- Pjesëmarrja në takime dhe ngjarje për të rritur prezencën e produktit dhe për të krijuar mundësi të reja shitjeje.
- Negocimi i kushteve të kontratave të sigurimit dhe arritja e marrëveshjeve me institucionet financiare.
- Nënshkrimi i kontratave dhe përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm për sigurimin e klientëve.
- Raportimi i aktivitetit të shitjeve dhe performancës në bazë mujore ose tremujore.
- Diplomë universitare, preferohet në degë të fushave të financave, menaxhimit të riskut, ose një fushë tjetër të ngjashme.
- Eksperiencë minimale prej 2-3 vitesh në fushën e sigurimeve ose në një rol të ngjashëm në sektorin financiar.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe ndërveprimi me klientët institucionalë.
- Njohuri të të produkteve të sigurimeve dhe institucioneve financiare jo banka.
- Aftësi të shkëlqyera analitike dhe negocimi.
- Aftësi për të ofruar shërbim të shkëlqyer për klientët dhe për të ruajtur marrëdhënie të forta afatgjata.
- Mundësi për zhvillim dhe ngritje profesionale në fushën e sigurimeve.
- Shpërblim dhe komisione tërheqëse sipas performancës.
- Trajnime të rregullta dhe mundësi avancimi brenda kompanisë.
Apply WhatsApp