• Tirane, ofrohen vende pune Menaxhere Supermarketi

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim Biznesi
Eksperienca
vetem me eksperience

Përshkrimi​

Kompania KMY kerkon te punesoje Menaxhere per Supermarket.

Detyrat​

  • Plotëson kërkesat operacionale te dyqanit ben planifikimin dhe caktimin punonjësve; sipas rezultateve te punës;
  • Kujdeset per stafin me rekrutimin, përzgjedhjen, orientimin dhe trajnimin e punonjësve;
  • Ndjek rezultatet e punes te stafit ne dyqan duke i trajnuar, këshilluar, dhe disiplinuar punonjësit; planifikon, monitoron, vlerëson rezultatet e punës;
  • Menaxhon dhe motivon stafin e dyqanit qe te rrise shitjet ditore dhe te maksimizoje efikasitetin ne pune;
  • Identifikon kërkesat aktuale dhe të ardhshme të konsumatorëve duke krijuar marrëdhënie me klientët potencial dhe aktual;
  • Menaxhon dhe kontrollon stokun bashke me shefin e salles;
  • Perpilon raporte statistikore periodike per te analizuar nivelin e shitjeve sipas tendencave, preferencave, grupmoshave, etj., ne menyre qe te lehtesoje planifikimin, te parashikoje volumin e shitjeve ne te ardhmen dhe te maksimizoje perfitimet nga dyqani;
  • Ndjek me rigorozitet zbatimin e orarit te punes dhe te disiplines ne pune nga stafi;
  • Gjen dhe sugjeron forma praktike dhe krijuese per promocionin e dyqanit/mallit duke bashkepunuar ngushte me Departamentin e Marketingut;
  • Sugjeron/propozon tek eproret ide dhe iniciativa per permiresimin e biznesit.

Kualifikimet​

  • Diplomë Universitare preferohet ne Menaxhim ose Finance;
  • 2-3 vite përvojë pune ne nje pozicion te ngjashem;
  • Komunikues i fortë dhe aftësi ndërpersonale;
  • Aftesi te shkëlqyera ne zgjidhjen e problemeve;
  • Personi energjik dhe dinamik;
  • I besueshem dhe vendimmarres;
  • I afte te menaxhoje punen dhe kohen ne flukse;
  • Njohuri të mira të paketës Microsoft (Word, Excel);
  • Preferohet gjinia femerore mosha mbi 30 vjeç.

Për të aplikuar në këtë pozicion pune CV-te duhet te dergohen ne adresen e emailit: info@kmy.al & drejtoriaeblerjeve@kmy.al
 


Apply
Back
Top