• Tirane, ofrohen vende pune Magazinier TNT

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Vore | CityPark | Megatek
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Magazinier/e
Eksperienca
vetem me eksperience
Kompania TNT Express Albania kërkon të punësojë një Magazinier për të forcuar më tej ekipin tonë dinamik dhe profesional.

Përgjegjësitë kryesore:
• Përgatitja e postës për shpërndarje dhe lista e porosive për korrierët.
• Pikë kontakti me korrierin gjatë ciklit të shpërndarjes.
• Kontrolli dhe analizimi i porosive të dorëzuara dhe të kthyera pas kthimit të korrierëve.
• Përditësimi i statusit të çdo porosie në sistem.
• Komunikimi me klientët për njoftimin e dorëzimit dhe shumën për pagesë.
• Raportimi i problematikave te operatorët përkatës (ndryshime adrese, numri kontakti, etj.).
• Menaxhimi i email-it dhe numrit të kontaktit të magazinës.
• Përgatitja e bundle list-ës dhe skanimi i produkteve për shpërndarje.
• Pranimi dhe arkivimi i konotave të firmosura ose porosive të kthyera.
• Raportimi direkt te supervizori.

Kualifikimet e kërkuara:
• Minimumi 2 vite eksperiencë në një rol të ngjashëm.
• Njohuri të mira në proceset e magazinimit dhe përdorimin e sistemeve të integruara.
• Aftësi të mira në përdorimin e kompjuterit.

Aftësitë e nevojshme:
• Aftësi të mira komunikuese dhe organizuese.
• Aftësi për të punuar nën presion dhe për të menaxhuar disa detyra njëkohësisht.
• Aftësi për të motivuar ekipin dhe për të ndjekur qëllimet e kompanisë.

Qëllimi i pozicionit:
Të organizojë dhe mbikëqyrë në mënyrë efikase të gjitha detyrat e magazinës në përputhje me procedurat dhe rregulloren e brendshme të kompanisë.

Shënime​

Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem dorezoni dokumentet e poshte permendura:
1. CV te detajuar
2. Leter Interesi tek Divizioni i Burimeve Njerezore nepermjet njeres nga menyrat si ne vijim: Duke derguar me poste ne adresen e meposhtme: humanresources@megateksa.com Tel : 0694022492

Cel. : 0694022492
 


Apply WhatsApp
Back
Top