• Tirane, ofrohen vende pune Finance Officer

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Finance-Banke | Sigurime
Eksperienca
vetem me eksperience
Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.
Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Balfin Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.


Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.

Pozicioni: Financier/e
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Ndjek marrëdhënien me bankat dhe kontabilizimet mujore. Kontrollon dhe kontabilizon faturat e blerjes dhe të shitjes në përputhje me legjislacionin fiskal në fuqi dhe procedurat e shoqërisë. Ndjek marrëdhënien me bankat ( kredia, pagesat, si edhe plotësimin e setit të dokumentave shoqërues sipas procedurave). Ndjek raportin e kontratave dhe arkëtimeve të klientëve. Kontrollon në mënyrë të detajuar shpenzimet dhe të ardhurat mujore të realizuara të projektit përkatës që ka në ndjekje.


Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
  • Kontabilizon faturat e blerjes dhe shitjes në përputhje me legjislacionin fiskal në fuqi dhe procedurat e shoqërisë;​
  • Përgatit librat e blerjes dhe të shitjes;​
  • Ndjek kontabilizimet mujore;​
  • Përgatit raportin e fitim humbjes sipas projektit;​
  • Ndjek raportin e kleringut;​
  • Rakordon dhe kontrollon llogaritë e arkëtueshme dhe të pagueshme në mënyrë periodike;​
  • Ndjek raportin e kontratave dhe arkëtimeve të klientëve (kontratë/arkëtim);​
  • Asiston në përgatitjen e transaksioneve të shoqërisë në mënyrë periodike;​
  • Kryen pagesa me bankë/arkë & plotëson dosjen e bankës, gjithashtu kryen dhe kontabilizimin e tyre;​
  • Ndjek marrëdhëniet e ndryshme të kredisë për financimin e investimit të projektit;​
  • Ndjek raportin e kredisë dhe qiramarrjes, si dhe kontabilizimin e tij;​
  • Kontrollon në mënyrë të detajuar shpenzimet dhe të ardhurat mujore të realizuara të projektit përkatës që ka në ndjekje, si dhe raportet mujore të projektit;​
  • Çdo detyrë tjetër që i caktohet.​

Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti, profili Financë/Kontabilitet

Kualifikime të Tjera:​
  • Të ketë minimumi 1-2 vite eksperiencë në profesion;​
  • Të ketë njohuri të Standardeve të reja të Kontabilitetit;​
  • Të jetë i aftë të punojë pa/ose me pak supervizim;​
  • Të ketë iniciativë si dhe të jetë komunikues;​
  • Të jetë i orientuar për të ndjekur problemet dhe për të arritur zgjidhjen përfundimtare;​
  • Të ketë njohuri të mira të programit Financa 5;​
  • E preferueshme njohja e gjuhës angleze;​
  • Eksperiencë e mëparshme pune në kompani ndërtimi/investimi është favorizuese.​

Mënyra e Aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në linkun: https://balfindevelopment.zohorecru...972000002743001/Financier-e?source=CareerSite

Afati i aplikimit: 06/01/2025
Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top