• Tirane, ofrohen vende pune Asistente Administrative dhe Operacionale

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Asistence | Sekretari | Backoffice
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Lufra Foods” është një grup i shoqërive "ADG" shpk dhe "Dukat Water" shpk i cili kryen aktivitetin e tij në fushën e industrisë ushqimore, duke prodhuar dhe shpërndarë produktet cilësore të cilët mbajnë markat shumë të suksesshme si: “Lufra”, “Tido”, “Tradita”, “Beneta” dhe uji “Dukat Water”.
Ne jemi distributor ekskluziv i markave të njohura rajonale dhe ndërkombëtare si: “Cremona”, “Jaffa”, “Bylmeti”, birra “Estrella DAMM”, “Haymans”, “Komos Tequila”, “The London Essence” etj.
Shoqëria jonë ofron gjithashtu kushte shumë të mira pune, një ambjent zhvillues në fushën profesionale nëpërmjet dinamikave të shumëllojshme të punës, një staf mbështetës si dhe një pagë konkurruese në treg.

Aktualisht jemi në kërkim të një kandidati/e potencial , në lidhje me pozicionin vakant të: Asistente Administrative dhe Operacionale.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Regjistrimi i faturave të furnitorëve në sistem (pas aprovimit të Ekonomistes së Financës).
  • Ngarkimi i fotove të produkteve dhe dokumenteve shoqëruese.
  • Përgatitja e checklist-it të pritjes së mallrave për çdo furnitor.
  • Bashkëpunim me stafin e dyqanit/magazinës për etiketim dhe sistemim të produkteve.
  • Sigurimi i çmimeve të sakta pasi miratohen faturat.
  • Komunikim i vazhdueshëm me furnitorët e huaj për porositë, dokumentacionin dhe statusin e dërgesave.
  • Mbledhja, verifikimi dhe arkivimi i dokumenteve të importit (fatura, packing list, certifikatë origjine, CMR, AWB, etj.).
  • Ndjekja e porosive në transport dhe koordinim me agjencinë doganore dhe kompanitë e transportit.
  • Përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm për zhdoganimin.
  • Kontrolli i produkteve sapo mbërrijnë.
  • Njoftimi i furnitorëve për mungesa, dëmtime apo mospërputhje.
  • Përgatitje e raporteve javore për Ekonomisten e Financës (statusi i importeve, dokumentacioni, komunikimet me furnitorët).
  • Organizim dhe mirëmbajtje e strukturave të dosjeve dhe dokumenteve, sipas sistemit të kompanisë.
Kualifikimet:
  • Diplomë Universitare e preferueshme në degën Ekonomi;
  • Minimalisht 1 vit eksperiencë pune;
  • Njohuri të mira të paketës Microsoft Office;
  • Njohuri të gjuhës Angleze;
  • Të jetë i/e komunikueshem dhe i/e aftë të punoje në grup.
Për të aplikuar për këtë pozicion pune, ju lutem të dërgoni CV-në tuaj në adresën e E-mail: hr@lufrafoods.al.

Cel. : +355 69 701 7661
 


Apply WhatsApp
Back
Top