• Tirane, ofrohen vende pune Arkitekt/e

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 Pazari i ri | 9-katshet | Barrikada
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Arkitekture
Gjuha
  1. anglisht
Arkitekt/e

Një nga kompanitë më të rëndësishme të arkitekturës në botë me qëndër në Basel dhe me një portofolio të gjerë të realizimit të shume projekteve me rëndësi të vecantë arkitekturore, dhe e vlerësuar disa herë me cmimet më të larta të arkitekturës, ka nisur partneritetin me nje nga kompanitë investitore Lider ne fushën e ndërtimit dhe zhvillimit, ku përfshihen disa nga projektet më prestigjoze rezidenciale dhe turistike në Tiranë dhe më gjerë, të realizuara në 25 vite eksperiencë në fushën e projektimit dhe ndërtimit.
Arkitektët do të jenë pjesë e një projekti me vlera të jashtëzakonshme arkitekturore dhe mundësinë të bashkëpunojnë nga afër me disa nga arkitektët më të mirë në botë.
Ne jemi në kërkim të arkitektëve me eksperiencë në projektim dhe zbatim, të cilët do të bashkëveprojnë ngushtë me grupin e projektuesve të studios.

Detyrat
Prodhimi i fleteve te projektit arkitektonik gjatë fazes se lejes se ndertimit dhe fazave te zbatimit te projektit.
Ndjekja e te gjitha ndryshimeve ne dokumentacion ne projektin e zbatimit dhe te gjitha ndërlidhjet me autoritetet ligjore, duke kryer detyrat e një arkitekti të licencuar, vulosje, dhe nënshkrimi i vizatimeve.
Perditesimi dhe perpunimi i projektit te zbatimit ne menyre qe te jete ne perputhje me te gjitha lejet nga autoritetet perkatese.
Propozon zgjidhje projektimi për punimet e ndërtimit që nuk përputhen me qëllimin e projektimit të HdM.
Rishikimi dhe komentimi i vizatimeve të hapsirave dhe punimeve të ndërtimit për pajtueshmëri me Dokumentet dhe Lejet e Ndërtimit të miratuara.
Propozon zgjidhje projektimi për punimet e ndërtimit që nuk përputhen me qëllimin e projektimit të HdM.
Realizon perpuethshmerine e dizajn me kodet e aplikueshme, standardet në fuqi dhe kushtet që shfaqen në kantier në të gjitha fazat e projektit. Ndjek te gjitha fazat e nevojshme per sigurinë e objektit.

Kualifikimet
Diplomë në degën e Arkitekturës dhe specializime të lidhura me të.
Të ketë eksperiencë pune minimalisht 5 vjecare.
Të ketë ideuar dhe projektuar godina shumëkatëshe.
Të ketë njohuri shumë të mira të programeve: AutoCad Architecture, 3D Max dhe Photoshop.
Të ketë aftësi manaxheriale dhe aftësi për të punuar në grup.
Të këtë nivel të lartë të angazhimit, këmbënguljes dhe elasticitetit.
Të ketë qëndrim proaktiv, diplomaci dhe talent në bashkëpunimin në Ekip.
Të këtë fleksibilitet dhe përshtatshmëri me rrethanat dhe personalitete të ndryshme.
Të këtë aftësitë multitasking, integritet të lartë, dhe orientim në detaje.
Njohuri shume të mira në gjuhën angleze, njohurite e gjuhes Gjermane perbejne avantazh.

Kontaktoni: Cel- 0694063903
 


WhatsApp
Back
Top