• Tirane, ofrohen vende pune ADMINISTRUES PALLATI DHE PARKIMI

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim strategjik | Drejtues
Eksperienca
vetem me eksperience
Kompania “SALILLARI Sh.p.k”, Lider në sektorin e ndërtimit me më shumë se 30 vjet përvojë, përshtatet me karakteristikat e secilit projekt për të krijuar zgjidhje inxhinierike dhe inovative.
“SALILLARI Sh.p.k” aktivitetin e ndërtimit e ka në: Infrastrukturë, Ndërtime Civile, Ujsjellës, Shpim të naftës, Prodhimi i Materialeve Ndërtimore, Punime të tjera inxhinierike, Punime në port detar, Aeroport, Punime Industriale dhe Ndërtimore, Projektimi i Punimeve Civile dhe Industriale, etj..
Shërbimet tona shtrihen nga planifikimi dhe investimi fillestar, deri në fillimin dhe funksionimin.

“SALILLARI Sh.p.k” shpall pozicion të lirë pune ADMINISTRUES PALLATI DHE PARKIMI.

QËLLIMI I POZICIONIT:

Administruesi i Pallatit dhe Parkimit siguron administrimin e rregullt dhe funksional të pallatit, si dhe menaxhimin efikas të hapësirave të parkimit, duke garantuar mirëmbajtje, rend, siguri dhe komunikim të mirë me banorët.

DETYRAT KRYESORE:

  • Organizimi dhe mbikëqyrja e mirëmbajtjes së përditshme të ambienteve të përbashkëta (shkallë, ashensor, korridore, etj.).
  • Menaxhimi i pagesave mujore të mirëmbajtjes dhe mbajtja e evidencave financiare.
  • Koordinimi me kompani shërbimi (pastrim, mirëmbajtje teknike, siguri).
  • Zgjidhja e problematikave të banorëve dhe ndërmjetësimi i komunikimit mes tyre.
  • Sigurimi i zbatimit të rregullores së brendshme të pallatit.
  • Organizimi dhe ndarja e vendeve të parkimit sipas kontratave ose marrëveshjeve.
  • Monitorimi i përdorimit korrekt të hapësirave të parkimit.
  • Mbajtja e regjistrit të automjeteve dhe përdoruesve të parkimit.
  • Trajtimi i konflikteve apo shkeljeve lidhur me parkimin.
  • Bashkëpunimi me shërbimet e sigurisë në rast nevoje.
KRITERET DHE AFTËSITË E KËRKUARA:
  • Aftësi të mira organizative dhe menaxheriale.
  • Aftësi komunikimi dhe ndërpersonale shumë të mira.
  • Njohuri bazë në administrim financiar.
  • Të jetë fleksibël me oraret, dhe me gatishmëri për ndërhyrje në raste emergjente.
  • Të ketë bashkëpunim të vazhdueshëm me banorët dhe ofruesit e shërbimeve.
  • Përvojë e mëparshme në administrim objektesh.
  • Aftësi për zgjidhjen e problemeve dhe menaxhimin e situatave konfliktuale.
  • Njohuri bazë kompjuterike (Excel, email, etj.).
APLIKIMI:
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë C.V. e tyre në adresën e-mail: [I]hr@salillari.al[/I], ose të kontaktojnë për çdo informacion në numrin e telefonit: +355 69 408 30 30.
* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

* Kompania “SALILLARI shpk” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.
 


Apply WhatsApp
Back
Top