• Tirane, oferte Pakete ne bregdet PUSHIME NË AMALFI-POSITANO-CAPRI, 5 DITË AVION & GUIDË €499

Tirane
per ku? Shteti
Itali
Tipi
Pakete ne bregdet
Sa nete
4
Cmimi Euro
499
PUSHIME NË AMALFI-POSITANO-CAPRI, 5 DITË AVION & GUIDË €499

►10-14 Korrik - 499 euro/person
►15-19 Korrik - 519 euro/person
►25-29 Korrik - 529 euro/person
►1-5, 9-13 Gusht - 549 euro/person

!! Suplementi per Darken: 30 euro/personi/nate !!​

Oraret e fluturimeve:
Tiranë-Bari 06:00-07:00
Bari-Tiranë 23:20-00:15



►VIZITOHEN: NAPOLI, AMALFI, POSITANO, CAPRI, SALERNO, SORRENTO, ALBEROBELLO

  • Dita e parë​

    Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin 2 orë e 30 minuta perpara përpara fluturimit.
    Fluturimi direkt Tiranë - Bari.
    Mbërritja në Aeroportin e Barit.
    Nisja për në Napoli me autobus. Shëtitje panoramike në monumentet kryesore të qytetit, ku vizitohen: Duomo, Pallati Mbretëror, Sheshi Plebiscito, Teatri San Carlo, Castel Nuovo,etj.
    Transferta nga Napoli drejt hotelit.
    Akomodimi ne hotel dhe konsumimi i darkes.
  • 2

    Dita e dytë​

    Mëngjesi në Hotel.
    Nisja herët me autobus për në Sorrento.
    Shëtitje në Këmbë në Sorrento, ku vizitohen: Porti, Katedralja, Manastiri St Frencis, Sheshi shën Antoni,Bazilika Sant Antonio etj.
    Nisja me traget per ne ishullin Kapri. (Opsionale pagese extra)
    Shëtitje panoramike në Ishull e Kaprit ku vizitohen: Marina Grande, sipas deshirës qendrim ne Marina Grande, pjesa tjeter e grupit vazhdon për në pjesën e qëndrës se Kaprit që ndodhet në pjesën e siperme të ishullit. Ngjitja me fenikular qe ka një pagese mesatarisht 5 euro vajtje ardhje ku do vizitohet Piazzeta, Kisha e Shen Stefanit, Grand hotel Quisisana, Kopshtet e Agustit, Belvedere di Punta Cannone, Via Krupp.
    Kthimi me traget në Sorrento.
    Kthimi ne Hotel dhe konsumimi i darkes.
    Mbremje e lire.
  • 3

    Dita e Tretë​

    Mëngjesi në Hotel.
    Vizite me anije Salerno-Positano- Salerno. (Opsionale pagese extra)
    Vizite ne shetitoren e Positanos, kishen e Santa Maria Assunta dhe ngjitje ne nje nga pikat me panoramike te zones ku do te shijoni nje nga pamjet me piktoreske te rivieres.
    Kohe e lire per te qendruar ne zonen e plazhit.
    Kthimi ne Hotel dhe konsumimi i darkes.
    Mbremje e lire.
  • 4

    Dita e Katërt​

    Vizite me anije Salerno-Amalfi- Salerno. (Opsionale pagese extra)
    Shëtitje në këmbë në Amalfi, ku vizitohen: Katedralja, Muzeu i Letrës, Chiostro del Paradiso.
    Kohe e lire per te qendruar ne zonen e plazhit.
    Kthimi ne Hotel ne Salerno dhe konsumimi i darkes.
    Mbremje e lire.
  • 5

    Dita e Pestë​

    Mëngjesi në hotel.
    Transferta drejt Barit. Ndalese ne Alberobello ( (Opsionale pagese extra)
    Pas vizites ne Alberobello, nisja drejt aeroportit.
    Nisja nga Bari dhe mbërritja ne Tiranë sipas orareve përkatëse
  • 0

    INFORMACIONE TË RENDËSISHME​

    Programi i udhëtimit mund të ndryshojë në përputhje me rrethanat në vijim:• Nëse kompania ajrore ndryshon oraret e nisjes dhe mbërritjes.• Nëse oraret e vizitave opsionale kanë disponueshmëri të ndryshme nga ato të parashikuara.• Nëse ka vonesa për shkak të trafikut ose qëndrimeve të zgjatura gjatë ndalesave të planifikuara. Shoferi i autobusit ka një orar pune me ligj dhe ndalesa të detyrueshme.
    Në çdo rast, programi do të zbatohet, duke bërë korrigjimet dhe spostimet e nevojshme.
    - Nëse krevati nuk do te jetë dopjo , do te jene dy krevat teke te bashkuar.
    - Akomodimi ne dhome single ka pagese extra ne varesi te hoteleve ku qendrohet.
    - Per femijet 0-1.99 vjec cmimi i paketes eshte 110 euro, dhe per femijet deri ne 10 vjec do te jete 20 euro zbritje nga cmimi i te rriturit.
    - Për rezervim nevojitet 50% e pageses parapagim dhe pjesa tjeter 10 dite para nisjes
    - Pagesa e bërë është e pakthyeshme.
    - Agjencia nuk mban përgjegjësi për mbërritjen në destinacion apo ndryshimin e programit në varësi të kushteve atmosferike apo forca te ndryshme madhore.
    - Agjensia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme siç janë: mungesë dokumentacioni, espuls, etj.
    - Nëse personi që udhëton me grupe nuk i ka mbushur 18 vjeç, dhe udheton me njërin ose asnjërin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar (dy kopje)
    - Pasaporta duhet të ketë minimalisht 3 muaj vlefshmëri në momentin që ktheheni nga udhëtimi
    - Për cdo ndryshim në lidhje me oraret e fluturimit që mund të kryhen nga kompania ajrore, ju do të njoftoheni në kohë reale.
    - Përzgjedhja e vëndeve në avion është rastesore në momentin e check in-it online. (Për vënde specifike ka kosto ekstra në varësi të fluturimit).

    ► CMIMET DHE DISPONUESHMERIA E MUZEUMEVE, EKSKURSIONEVE DHE CDO AKTIVITET TJETER LOKAL MUND TE NDRYSHOJNE DHE JANE PERGJEGJESI E VETE OPERATOREVE LOKALE QE MUNDESOJNE KETO SHITJE. PER CDO NDRYSHIM NE LIDHJE ME KETO AKTIVITETE, KLIENTI LAJMEROHET PERPARA KRYERJES SE SHERBIMIT.


    SUGJERIM:
    NËSE NGELENI TË KËNAQUR NGA SHËRBIMI I GUIDËS NË BAZË TË MUNDËSIVE TUAJA MUND TË VENDOSNI NJË SHUMË MINIMALE SI BAKSHISH PËR VLERËSIMIN E STAFIT TONË!

Included

  • Akomodimi në hotel me 4*
  • Guida shoqëruese gjatë udhëtimit
  • Bileta e avionit vajtje – ardhje.
  • Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
  • Cante shpine me permasa 40x30x20 cm (10 kg)
  • Mengjeset per ditet e qendrimit

Not included

  • Siguracioni i shëndetit në udhëtim
  • Gjithcka papërmendur në çmim përfshihet
  • Hyrjet në monumente dhe muzeume.
  • Anija vajtje-ardhje ne Capri
  • Taksa e qytetit sipas hoteleve perkatese
  • Anija Amalfi-Positano
  • Darka Extra €30/nate
 


Contact WhatsApp
Back
Top