• Tirane, oferte City-tour | Vizita qytetesh VITI I RI ne PARIS 4 Ditë (3 Netë) Nisje 23 Dhjetor / 30 Dhjetor / 2 Janar

Tirane
per ku? Shteti
France
Tipi
City-tour | Vizita qytetesh
Sa nete
3
Cmimi Euro
499
VITI I RI ne PARIS 4 Ditë (3 Netë) Nisje 23 Dhjetor / 30 Dhjetor / 2 Janar
VIZITOJMË
Paris
Kulla Eifel
Harku Triumfit
Pallatin Mbretëror, në Versailles
Katedralia Notre Dame
Kopshtet e Luxembourg
Muzeun e Louvrit
Lundrim me anjie në lumin Sena
Disneyland


KY UDHËTIM DO TË REALIZOHET NË DATAT E MËPOSHTME

DHJETOR 2024

Nisje 23 Dhjetor — 4 Ditë (3 Netë) — Cmimi 499€
Oraret e Fluturimi:
Nisja 23 Dhjetor 06:20 nga Tirana (mberritja ne 09:30 ne Paris) – Kthimi 26 Dhjetor 10:05 nga Parisi (mberritja 12:40 ne Tirane)

Nisje 30 Dhjetor — 4 Ditë (3 Netë) — Cmimi 549€
Oraret e Fluturimi: Nisja 30 Dhjetor 06:20 nga Tirana (mberritja ne 09:30 ne Paris) – Kthimi 2 Janar 10:05 nga Parisi (mberritja 12:40 ne Tirane)

JANAR 2025

Nisje 2 Janar — 4 Ditë (3 Netë) — Cmimi 499€
Oraret e Fluturimi: Nisja 2 Janar 06:20 nga Tirana (mberritja ne 09:00 ne Paris) – Kthimi 5 Janar 10:05 nga Parisi (mberritja 12:40 ne Tirane)


HOTELET

Akomodimi në Hotel 3 Yje ose 4 Yje në Paris për 3 netë

PROGRAMI I DETAJUAR​

Dita 1: PARIS
12-300x169.jpg

Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin 2 orë përpara fluturimit.
Fluturimi direkt Tiranë – Paris. (2 orë : 20 min)
Pas mbërritjes në Paris dhe procedurave doganore: Fillojmë vizitat panoramike të Parisit duke nisuar nga Champs Elysees, The Petit Palais , Elysee Palace ( Presidenca e sotme e Frances ), Place de la Concorde , Ura Pont Alexandre III, nje ndër urat më të bukura të Parisit dhe e zbukuruar me statuja ari, Marigny Theater dhe Le Pavillon Elysee një ndër më të vjetrit si dhe një ndër krenaritë e gastronomisë franceze me 3 yje Michelin.
Pas perfundimit të vizitave, akomodimi në hotel.
Mbrëmje e lirë për të shijuar jetën e natës të qytetit dhe Christmas market të Parisit.
Fjetia në Paris.



Dita 2: PARIS
france-louvre-museum-2-300x200.jpg

Mëngjesi në hotel.
Cdo lëvizje e përshkruar më poshtë bëhet me autobus.
Në shoqërinë e guidës do të fillojmë vizitat në një ndër pallatet më të përfolura për skandalet politike e dashurore, me muzeumet dhe veprat e artit më të shtrejntat, aty ku kopshtet janë një vepër arti e admiruar nga miliona njerëz, një ndër vendet ku në historinë botërore janë nënshkruar kontrata shumë të rëndësishme si ajo e mbarimit të luftës së Parë Botërore, në Pallatin Mbretëror, në VERSAILLES. Vizita e radhës do të jetë Harku i Triumfit i ndjekur nga Piaca Trocadero nga ku janë marrë pamjet e bukura të kullës Eiffel, ku zhvillohet pasarela e modës në Paris. Nga Trocadero, vazhdojmë ditën me një ndër parqet më të bukura të Parisit, Kopshtet e Luxembourg dhe Muzeun e Louvrit.
Turi kulmon me vizitë në një ndër veprat më të përfolura, më të pëlqyera por dhe të kritikuara, me objektin më të fotografuar në botë TOUR EIFFEL dhe parku Champ de Mars.
E përfundojmë ditën me një vizitë në të mrekullueshmen e madhështoren katedralen e Notre-Dame.
Më pas me dëshirën e grupit mund të zhvillojmë një udhëtim të mrekullueshëm nën dritën e hënës dhe madhështinë e veprave të shumta të Parisit në lumin Sena, me anijen Bateaux Parisiens (lundrimi me anije kushton 20 €, dhe biletën e paguani direkt tek anija). Pas lundrimit ne Sena, kthimi në hotel.
Fjetia ne Paris.

Per turin e Vitit te Ri, Mbrëmja e Ndërrimit të Viteve do të jetë lirë për tu shijuar në qendër të Parisit , poshtë Kullës Eifel nën magjinë e spektaklit të dritave dhe Christmas Market.
*Sugjerimet nga stafi yne nuk do të mungojnë as për rezervimet e restoranteve të ndryshëm për darkën e Vitit të Ri.



Dita 3: PARIS – DISNEYLAND

Disneyland-paris-travel-tips-300x200.jpg

Mëngjesi në hotel.
Paradite e lire per te pushuar
Gjate drekes nisja në drejtim të Galerive La Défense. Shopping Promenade. – Nisja në drejtim të lagjes moderne La Défense.
Vizitë dhe dreka në Qendrën e madhe tregtare “Les 4 Temps”.
Kthimi në hotel dhe mbrëmje e lirë për të shijuar jetën e natës të qytetit dhe Christmas Market të Parisit.
Fjetia në Paris.
—-
Opsionale: Argetim në parkun magjik të DISNEYLAND.
Nisja për në Disneyland ku do të kalojme gjithë ditën në një ndër parqet e lojerave më të bukura, të mëdha me ambiente të ndryshme për adrenalinën e të gjitha moshave.
Transferta Hotel – Disneyland – Hotel + Bileta e hyrjes ne parkun kryesor (cmimi 199€ / minimumi i konfirmimit 20 persona).
Nisja bëhet në mëngjes dhe kthimi në darkë vonë në hotel.
E gjithë dita është e dedikuar për argëtim në Disneyland.



Dita 4: PARIS – TIRANE

istockphoto-576563448-612x612-1-300x200.jpg


Mëngjesi në hotel.
Nisja në drejtim të aeroportit Beauvais
Mbërritja në aeroport dhe Fluturim direkt Paris – Tiranë. (2 orë : 30 min)



Në çmim përfshihet​

1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë – Paris – Tiranë.
2. Transfertat dhe Shëtitjet me autobus sipas programit.
3. Akomodimi në hotel 3 Yje ose 4 Yje për 3 netë në Paris.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Bagazh 20 kg + çantë me përmasa 40 x 30x 20cm deri në 10 kg.
7. Check in në aeroport në deskun e Wizz Air.

Në çmim nuk përfshihet​

1. Gjithçka që nuk është përmendur në rubriken përfshihet në çmim
2. Drekat dhe Darkat
3. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
4) Taksa lokale 7.80 eur personi për natë për hotelet 4* dhe 5.20 euro personi për natë për hotelet 3* (e detyrueshme dhe paguhet ne zyrë bashkë me pagesën e turit)

Shenime:​

VENDTAKIMI I NISJES
➤ Nga aeroporti Nënë Tereza, ku duhet të paraqiteni minimumi 2 orë përpara
——————————————————-
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT

➤ Fëmijët në moshën 2 – 11.99 vjeç përfitojnë 60€ zbritje nga cmimi i paketës
Shenim: Kjo politike hyn ne fuqi vetëm nëse femijët akomodohen në dhomë me 2 të rritur.
——————————————————-
DOGANA
1) Pashaportë me vlefshmëri minimumi 6 muaj
2) Nuk duhet të keni kaluar në 6 muaj e fundit më shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE
——————————————————-
INFORMACIONE

► Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 50% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë pergjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.
 


Contact WhatsApp
Back
Top