Tirane, oferte City-tour | Vizita qytetesh DUBAI Nentor 29 2024; UDHETIM ME GUIDE 5 NETE 6 DITE 499 Euro
- Tirane
- per ku? Shteti
- Dubai
- Tipi
- City-tour | Vizita qytetesh
- Sa nete
- 5
- Cmimi Euro
- 499 €
DUBAI Nentor 29 2024; UDHETIM ME GUIDE 5 NETE 6 DITE 499 Euro

Grup i konfirmuar
Dita e Parë: Paraqitja në aeroport për të bërë check in 2 orë para nisjes. Fluturimi Direkt Tiranë - Abu Dhabi. Nisja nga Tirana dhe mbërritja në Abu Dhabi. Transferta me autobus nga aeroporti për në hotel në Dubai. Sistemimi dhe fjetje në hotel.
Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Më pas vazhdojme me një vizitë city tour në Dubai ku vizitohen: Hoteli me 7 yje Burj Al Arab, Qëndra Madinat Jumeirah, Palma e Jumeiras. Më pas i drejtohemi lagjes më luksoze të qytetit në Dubai Marina ku ndodhet klubi i yachteve të Dubait. Xhiro në perëndim, rreth 2 orë me pije jo alkolike me Anije Catamaran në lagjen më luksoze të Dubait - në Dubai Marina. Zona me përqëndrimin më të madh te qiellgërvishtësave në Dubai. Me piknisje në Klubin e yachteve superluksoz të qytetit kjo xhiro ofron mundësinë të magjepseni nga deti me pamjet e Dubai Marinës dhe një pjesë të ishullit artificial Palm Jumeirah. Pasdite drejtohemi per tek “Mall of Dubai” ku do keni mundësinë të dëshmoni Spektaklin e shatërvanit me ngjyra dhe muzikë përbri Kullës më të lartë në botë "Burj Khalifa" . Kthimi dhe fjetje në hotel.
Dita e tretë: Mëngjesi në Hotel. Ngjitje ne Kullën më të lartë në Botë “Burj Khalifa”. Pasdite, nisja në drejtim të Dunave, Desert Safari, ku shoferi i specializuar i shkretëtirave do t’ju bëjë një tur në shkretëtirë me fuoristradë. Mundësi për të bërë fotografi me gamile dhe me kostumet tradicionale Arabe. Darkë me zgarë barbeque në ambjentet karakteristike dhe tradicionale arabe në shoqërinë e kërcimtareve dhe tingujve të bukur të muzikës orientale. Kthimi dhe fjetje në hotel.
Dita e katërt: Mëngjesi në Hotel. Dita nis me një vizitë ne kopshtin me të madh në botë të luleve “Miracle Garden” që ka fituar tre rekorde Guines. Më pas Vizitojmë "Global Village", një nga komplekset më gjigande në botë ku demostrohen shtetet kryesore të botës me arkitekturen, kulinarinë dhe suveniret e tyre. Kthimi dhe fjetje në hotel.
Dita e Pestë: Pas mëngjesit në hotel nisemi për një City Tour të kryeqytetit te Emirateve të Bashkuara Arabe, Abu Dhabi. Fillojmë me një vizitë të organizuar të një prej kryeveprave të arkitekturës botërore ku përzihen bashkë shpirtërorja, arkitektura dhe lluksi Xhamia Sheikh Zaid Mosque, për të vazhduar më pas me turin panoramik të zemrës së Abu Dhabit me shëtitoren e famshme bregdetare "Corniche", Marinën e jahteve të Abu Dhabit, po kështu pallatin e Emirateve
"Emirates Palace", një nga hotelet më luksoze në botë dhe Kullat e Unionit "Itihad Towers".
Opsionale: vizitë Pallatit madhështor Presidencial "Kasr al-watan" me pagesë ekstra.
Në fund vizitojmë një nga ishujt më të njohur të zbavitjes për të rritur dhe femijë "Yas Island", më të famshmen pistë të Formula Uno "Ferrarri World. Nisja për në Abu Dhabi. Akomodimi në hotel.
Dita e gjashtë: Pasi konsumojmë mëngjesin në hotel, kthehemi nga aeroporti i Abu Dhabi për në Tiranë me plot fotografi dhe kujtime mbresëlënëse.
Fundi i Shërbimeve Tona!
Çmimi prej 499 Euro për person përfshin:
* Bileta e Avionit Vajtje – Ardhje
* Transfertat nga Aeroporti në Hotel dhe anasjelltas
* Akomodimi në Hotel 5 netë, 6 ditë
* Mëngjeset në Hotel
* Shëtitjet me Autobus sipas Programit
* Shoqërues shqiptar gjatë gjithë udhëtimit
* Guida vendase në disa shëtitje
* 1 çantë shpinë 8 kg
Nuk përfshihen në cmim:
1. Xhiro me Anije Catamaran në Dubai Marina me pije joalkolike + transfertë - € 49
2. Ngjitje në Ndërtesën më të lartë Burj Khalifa me transfertë - € 69
3. Shëtitje dhe Darkë Safari në Shkretëtirë me transfertë - € 69
4. Kopeshti Miracle Garden - € 50
5. Global Village - € 47

Contact WhatsApp