• Tirane, oferte City-tour | Vizita qytetesh ATHINE - PATRA 4 Dite (3 Nete) Nisje 28 Nentor / 6 Dhjetor / 24 Dhjetor

Tirane
per ku? Shteti
Greqi
Tipi
City-tour | Vizita qytetesh
Sa nete
3
ATHINE - PATRA 4 Dite (3 Nete) Nisje 28 Nentor / 6 Dhjetor / 24 Dhjetor

VIZITOJME
PATRA
ATHINE


KY UDHETIM DO TE REALIZOHET NE DATAT E MEPOSHTME

FESTAT E NENTORIT 2024

Nisje 28 Nentor — 4 Ditë (3 Netë) — Cmimi 199€

DHJETOR 2024

Nisje 6 Dhjetor — 4 Ditë (3 Netë) — Cmimi 189€

KRISHTLINDJE 2024

Nisje 24 Dhjetor — 4 Ditë (3 Netë) — Cmimi 219€

HOTELET
Akomodimi në Hotel 4 Yje ne Athine per 3 NETE

PROGRAMI I DETAJUAR​

Dita 1: PATRA – ATHINE
Lighthouse-in-the-harbour-of-Patras-Peloponnese-Greece.-min-300x200.jpg

Prezantimi në stacion me Guidën tonë dhe nisja e udhëtimit.
Nisja bëhet një ditë përpara udhëtimit, me nisje nga Tirana në orën 22:00 dhe nga Durrësi në orën 21:00.
me autobuz drejt pikes kufitare te Kakavijes. Ndalesa pergjate rruges per pushimet.
Pas kryerjes se praktikave doganore udhetojme drejt Athines. Perpara se te mberrijme ne Athine do te ndalojme per te vizituar qytetin e Patres si Sheshi “Antistaseos” ,vizite te Katedralja “Shen Andrea”, Statuja e Geormanos III, Sheshi Georgiu dhe Teatri Apollon.
Pas dreken dhe vizitave ne Patra, nisja per ne Athine.
Mberritja ne Athine pasdite. Akomodimi ne hotel




Dita 2: ATHINE
602-300x186.jpg

Pas mengjesit ne hotel, nisim turin ne qytetin e Athines:
nen drejtimin e guides turistike do te njiheni me kulturen e lashte Greke, ku nder te tjera do te vizitojme : “Akropoli”, Muzueu Kombetar, qe eshte nje nga muzet me te medhenj te botes,” sheshi “Manastiraqis”, lagjen Plakat, Manastiraki.
Me pas transferohemi ne simbolin e Athines, Parkun Arkeologjik Akropoli ku ne brendesi te cilit do vizitojme edhe Tempullin e Zeusit, Odeoni Romak, etj..
Pasdite e lire per shopping
Darka ne sugjerimin e guides ne restorantet apo tavernat greke.


Dita 3: ATHINE
Monastiraki_www20160831151605-300x200.jpg

Pas mengjesit ne hotel, ne shoqerine e guides vazhdojme me vizitat e qytetit te Athines duke filluar me Sheshin Sintagma, Parlamentin, Galerine Kombetare, Parkun Zappion, Stadiumin Olimpik.
Me pas vazhdojme udhetimin drejt Marina Zea e njohur ndryshe si Pashalimani ku jane zhvilluar Lojrat Olimpike Verore që nga 1896.
Kohe e lire per te shijuar perendimin e diellit nga verandat e bareve dhe restoranteve te zones.
Kthimi ne hotel dhe darka nen sugjerimin e guides.



Dita 4: ATHINE – TIRANE
cruise-300x200.jpg

Mengjesi ne hotel.
Nisja drejt Shqiperise duke pershkruar qytetet e Patres dhe Janines. Ndalesa gjate rruges per pushime dhe dreken
Kalimi i kufirit ne piken doganore te Kakavijes. Mberritja ne Tirane ne darke.

.

Në çmim përfshihet​

1) Transporti sipas programi me autobus / minibus turistik
2) Akomodimi per 3 ne hotel 4 Yje ne Athine
3) Mengjeset gjate qendrimit ne hotel
4) Guida (Shoqeruesi) gjate diteve te udhetimit
.

Në çmim nuk përfshihet​

a) Drekat dhe Darkat
b) Hyrjet në monumente Turistike dhe Kulturore, muzeume, parqe arkeologjike
c) Taksa lokale e ligjit te ri grek 7 euro nata per dhome ne hotel me 4 yje. Taksa paguhet ne recepsionin e hotelit nga vete klientet

Shenime:​

Duhet të dini se:

——————————————————-
Nisja do të bëhet si me poshte:

➤ TIRANË: Ora 22:00 (nje dite perpara udhetimit) nga sheshi piazza (mbrapa Muzeut Kombëtar)
➤ DURRËS: Ora 21:00 (nje dite perpara udhetimit) nga stacioni trenit
——————————————————-
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT

➤ Fëmijët deri në moshën 11.99 vjeç paguajnë 30€ me pak nga cmimi i paketes per akomodim me 2 te rritur ose 3 te rritur ne nje dhome
——————————————————-
DOGANA

1) Per kete udhetimi per kalimin e doganes nevojitet pashaporta. Kujdes mjeti i identifikues ( Pashaporta ) nuk duhet te jete i demtuar ose i thyer
——————————————————-
INFORMACIONE

► Akomodimi në dhomë teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 50% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevate teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjec dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë përgjegjësi e vetë Operatorëve Lokalë që mundësojnë këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.
 


Contact WhatsApp
Back
Top