• Tirane,Me Qera,për herë të parë, Apartament bollshëm, cilësor,mobilje e paisje të reja,tip 3+1,me 2-ballkon,kat 5,pallat 7-kate,sip.140m²,Qera 600€/muaj, në rr.Bardhyl, brenda unazës,50m rr.Dibrës/ kryqëzim Farmaci nr.10 / QSUT, ngjitur Njësin Administrative nr.4, në unazë, 5min këmb qendra Tiranës.

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
8 Rr. Bardhyl | Siri Kodra | Riza Cerova
Tipi
apartament
Siperfaqja m²
140 m²
Nr dhoma
3+1
Kati
Kati 5
Cmimi Euro
600
Me Qera: Për herë të parë Apartament i bollshëm tipi 3+1, sipërfaqe 140m2, me 2-ballkone, 1-banjo, kati 5-banim, pallat i ri, 7-katësh, në fillim të rrugës "Bardhyl", 50m larg nga Farmacia nr.10/kryqëzimi i QSUT-së/ngjitur me zyrat e Njësisë Administrative 4, brenda Unazës Tiranë.
Zona Rrugës Bardhyl/Farmacia nr.10, ku gjendet pallati dhe apartamenti në shitje është një ndër zonat mjaft të njohura dhe të preferuara, gjendet ne unazen qendrore, shumë afër me qendrën e Tiranës, si dhe ngjitur me zonat e tjera; të Medresesë, rrugës së Dibrës, qendrës spitalore "Nënë Tereza" dhe me zonën e xhamllikut, brrylit etj. Kjo zonë është lehtësisht e aksesushme dhe e shëtitëshme edhe në këmbë, si dhe me transport publik për të shkuar në të gjitha zonat e tjera të Tiranës,pasi është buzë unazës qendrore.
Pallati, ku ndodhet edhe prona/apartamenti në shitje, pallat i ri, ndërtim i viteve 1999-2000, me 7-kate mbi tokë, nga ku 6-kate banim dhe një katë(përdhes) sipërfaqe tregtare dhe shërbimesh, me shkallë të gjëra dhe me dritë natyrale, pa ashensor. Holli në kat, shkallët janë mjaft të bollshëme dhe në çdo kat, ka nga 2-apartamente, gjendet brenda unazës në krahun e djathtë të rrugës Bardhyl, kur shkon në drejtim të brrylit Lanës, 50m larg kryqëzimit farmacis nr.10 (spitaleve). Pallati është në linjen e dytë, i spostuar nga unaza rrethe 25m, mbrapa karburantit dhe ndërtesës me fasad në xham, të cilat janë buzë unazës-trotuarit/shumë pranë me njësit administrative nr.4.

Apartamet cilësor: tipit 3+1 i bollshëm, i mobiluar dhe kompletuar me gjithçka, paissje dhe mobilje të reja, me kondicioner çdo pjese, sipërfaqe apartamentit 140m2, me 2-ballkone, -sallon/pjesa e ndënjes, nga ku komunikohet me të gjitha pjesët e tjera, me kuzhin-ngrënie më vehte, me 3-dhoma gjumi me përmasa të mëdha bollshme, gjeometri të rregullta, 1-banjo të madhe. Apartamenti gjendet në katin e 5-të banim, në krahun lindje-veri-lindje, si dhe ate jug-perëndim dhe veri-perëndim. Apartamenti është me dritë të bollshëme, lehtësisht i ajroseshëm, ku çdo pjesë e këtij apartamenti me dritë e ajrosje natyrale, me pamje/shikim mjaft të bukur, si nga veri e veri-lindje Dajti, malet e Krujës dhe nga jugu, jug-perëndimi e veri-perëndimi, duken parku i Liqenit, kodrat e Saukut, qendra e Tiranës dhe krahu i Medresesë.
Përdorimi i mëparshëm e aktual: Apartamenti që nga ndërtimi ka qenë përdorur nga të zotët, të cilët kanë pak javë që e kanë rinovuar dhe kompletuar me të gjityha paisjet e reja, tashmë japet me qera për herë të parë. Dsiponibël për me qera nga data 01.04.2025
Kushtet dhe preferencat : Preferohen çifte të rinje edhe me fëmij, individ të rinj, nuk lejohen kafshët shtëpiake dhe kërkohet vlera e 2-muajve si fond garancie, për qerane mbahet kontrat qeraje.
Qeraja: Qeraja mujore është 600 euro €/muaj (ose 65mije leke reja) gjithashtu konsumi i ujit, dritave, administrimi përballohen nga qeramarrësi sipas faturave. Dsiponibël për me qera nga data 01.04.2025
Adresa: Rruga "Bardhyl", brenda unazës,50m nga rruga Dibrës/kryqëzimi Farmacisë nr.10 "QSUT" ngjitur me Njësinë Administrative nr.4, në unazë Tiranë
Cel: 0696281433 adgss
****************************************************************************
A&D General Services Studio (A&D.G.S.S-Imobiliare) Real Estate
Adresa:
Blv. Bajram Curri, Ndërtesa 258, Kati 1, nr.7
St.Unazës pranë D.P.Policisë së Shtetit/përballe Min.Jashtme
Tirane
Tel: +355(0) 42 340 855
Cel: +355 (0) 69 62 81 433
E-mail:
adgeneralservicesstudio@gmail.com; adstudiosherbimesh@gmail.com
 


Contact WhatsApp
Back
Top