Tirane, Kuzhinier Sushi
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Kuzhinier | Zgarist & ndihmes/e
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Nëse ke pasion për kuzhinën aziatike, vëmendje të lartë ndaj detajeve dhe eksperiencë në përgatitjen e sushi-t, kjo mund të jetë mundësia e duhur për ty.
Detyrat kryesore:
- Përgatitja e sushi-t, sashimi-t dhe specialiteteve të tjera japoneze sipas standardeve të restorantit.
- Përzgjedhja, prerja dhe përgatitja e peshkut, perimeve dhe përbërësve të tjerë.
- Garantimi i cilësisë, freskisë dhe prezantimit estetik të çdo pjate.
- Respektimi i standardeve të higjienës dhe sigurisë ushqimore.
- Menaxhimi i stokut të produkteve dhe raportimi i nevojave për furnizim.
- Bashkëpunimi me ekipin e kuzhinës për të siguruar një shërbim cilësor dhe efikas.
- Kontribut në krijimin dhe përmirësimin e recetave dhe menuve.
Kualifikimet e kërkuara:
- Eksperiencë e mëparshme si Sushi Chef ose në kuzhinë aziatike.
- Njohuri të teknikave të përgatitjes së sushi-t dhe trajtimit të produkteve të detit.
- Aftësi të mira organizative dhe menaxhimi të kohës.
- Vëmendje ndaj detajeve dhe standardeve të prezantimit.
- Aftësi për të punuar në ekip dhe nën presion.
- Përkushtim ndaj cilësisë dhe higjienës ushqimore.
Ofrohet:
- Pagë konkurruese dhe bonus sipas performancës.
- Ambient profesional dhe dinamik pune.
- Mundësi zhvillimi profesional dhe trajnimi.
- Kontratë e rregullt pune sipas legjislacionit në fuqi.
Dërgo CV-në në b.simaku@hrstudiobs.com
Contact WhatsApp