• Tirane, kurse Formimi profesional Kontabilitet/Financ Kurse Kontabiliteti dhe Financa 5

30% ulje për rregjistrimet e reja për kurset e Kontabilitetit dhe Financa 5. Në fund pajiseni me Çertifikatë të njohur nga Ministria e Arsimit.


Kursi zhvillohet në dy module:

MODULI 1
Marrja në shqyrtim e një kompanie prodhimi
MODULI 1.1
Prezantimi i programit të kursit praktik kontabiliteti për biznesin e madh, të mesëm dhe biznesin
e vogel sipas legjislacionit Shqiptar të azhornuar me paketën e re fiskale 2020-2021, SKK-të dhe SNK-
të. Gjatë kursit çdo kursant punon me plotësim dokumentash financiare analoge me origjinalet që
plotesojnë ekonomistët në kompani biznesi të ndryshme. Prezantimi i vecantive të kompanive të
prodhimit.
MODULI 1.2
Shpjegimi i koncepteve bazë të kontabilitetit. Plani kontabël. Klasat e llogarive. Njohuri mbi
QKB dhe QKL. Njohuri mbi pikëpamjen ligjore dhe fiskale të një biznesi të sapo themeluar.
MODULI 1.3
Përpilimi i faturave të blerjeve, të shitjeve, inventarizimi, metodat e inventarizimit dhe llogaritja
e kostos së prodhimit. Njohja e elementeve të kostos.
MODULI 1.4
Blerja e aktiveve afatgjata, pikëpamja kontabël dhe kontabilizimi i tyre.
MODULI 1.5
Njohja me kodin e punës. Deklarimi i punonjësve në tatime, kontratat e punës, plotësimi i
dokumentave të zyrës së punës, libreza pune, libreza shëndetësore, rregjistri i aksidenteve në
punë, rregjistri i punëmarrësve. Njohuri mbi ambientet e marra me qera, pikëpamja ligjore dhe
fiskale. Kontabilizimi i veprimeve kontabël ne lidhje me listpagesat dhe qeranë mujore.
MODULI 1.6
Deklarimet online në Platformën tatimore të Shqiperisë (E-Tax Shqipëri). Njohuri mbi E-
Albania. Taksat Bashkiake.
MODULI 1.7
Arka dhe banka. Mbyllja e pasqyrave financiare. Pyetje – Përgjigje.
*Total MODULI 1 ka 22 orë praktikë dhe 18 orë teori


MODULI 2
Marrja në shqyrtim e një kompanie konsulence dhe ndërmjetësimi
MODULI 2.1
Prezantimi i vecantive të kompanive të konsulencës dhe ndërmjetësimit. Prezantimi i
legjislacionit Shqiptar të azhornuar me paketën e re fiskale 2020-2021, SKK-të dhe SNK-të. Gjatë
kursit çdo kursant punon me plotësim dokumentash financiare analoge me origjinalet që
plotesojnë ekonomistët në kompani biznesi te ndryshme.
MODULI 2.2
Kontabilizimi i Bilancit ushtrimor të periudhës paraardhësë në rastin e një kompanie që nuk
është e sapo themeluar në vitin ushtrimor aktual. Pikëpamje teorike dhe praktike.
MODULI 2.3
Përpilimi i faturave të blerjeve, të shitjeve. Njohja e karakteristikave ligjore në rastin e
shërbimeve ndërkombëtare.
MODULI 2.4
Deklarimet online në Platformen tatimore të Shqiperisë (E-Tax Shqipëri). Kontabilizimi i
listpagesave. Qeraja Financiare, kontabilizimi i saj dhe pikëpamja teorike.
MODULI 2.5
Arka dhe banka. Mbyllja e pasqyrave financiare. Pyetje – Përgjigje.
*Total MODULI 2 ka 11 orë praktikë dhe 15 orë teori.

Në përfundim të kursit do keni mbështetje profesionale edhe në punën tuaj.

Për rezervime kontaktoni ne emailin tonë: recruitment1alb@gmail.com
 


Contact
Back
Top