• Tirane, kurse Formimi profesional IT-Programim Informacion kursi - "Programimi nëpërmjet gjuhës Java SE 8"

HardSoft organizon kursin "Programim nëpërmjet gjuhës Java SE 8" nga data
3 tetorë 2016 deri më datën 31 janarë 2017.


Për informacione rreth kursit mund të klikoni në lidhjen www.hardsoft.al/java,
si dhe kontaktoni në mjetet tona të kontaktit (inbox, sms ne numrin 0698918017,
email në kontakt@hardsoft.al).



Në mënyrë të veçantë theksojmë se në këtë kurs mund të ndjehet rehat
çdo student, pasi studimi nis nga njohuritë më elementare.


Objektivi kryesor i kursit është formimi si programues i studentëve, që do
të thotë se investojmë goxha në mënyrën e të menduarit, pasi supozojmë
që studentët janë fillestarë dhe kanë nevojë për të gjitha njohjet me
strategjitë e të menduarit që i bëjnë programues.


Kursi ndërthur vazhdimisht studimin teorik (i mbështetur në literaturë të
mirëpunuar në gjuhën shqipe) me zhvillimet praktike, ndaj e bën goxha
më të lehtë fitimin e njohurive.


Mënyra e të shpjeguarit dhe emocionet që falin mësimi i gjërave të reja,
kapërcimi me sukses i sfidave koduese, ambjenti i ngrohtë, shoqëria e mirë,
etj, bëjnë që tek studentët tanë të lindin ndjesi të mira, çka e bën kohën e
kaluar së bashku goxha të këndshme dhe produktive.


Mbasi mbulohen njohuritë fillestare të kodimit si dhe bazave të infrastrukturës
së gjuhës Java SE 8, në kurs vijohet studimi i koncepteve të avancuara të
krijimit të programeve. Në këtë pikë ne i mbështesim studentët tanë në krijimin
e projekteve të tyre. Një shembull është programi "Olident 1.0" -
https://www.youtube.com/watch?v=F1fPV3fzIkQ.

Për të aplikuar për ndjekjen e kursit, mund të dërgoni në mjetet e kontaktit të dhënat:


* Emër:
* Mbiemër:
* Numër kontakti:
(opsionale) Universiteti/Dega/Viti studimit:

Aplikimet mbyllen më datë 30 shtator.

Ju ftojmë të njihemi së bashku nëpërmjet këtij kursi, me dëshirën e mirë për t'ju shtyrë
drejt hapit të madh të rëndësishëm në karrierën tuaj, apo në suksesin me rezultatet më
të mira si student.




Cel. : 0698918017
 


Contact WhatsApp
Back
Top