• Tirane, kerkojme (1) Inxhinier Mekanik (Junior) & (1) Inxhinier Mekanik (Senior)

Kompania e Inspektimit, Certifikimit dhe Vlerësimit të Cilësisë Swiss Approval Albania shpk, me seli në Tiranë,
kërkon të punësojë një (1) Inxhinier Mekanik (Junior) & (1)
Inxhinier Mekanik (Senior)


Kërkesat që duhet të përmbushë aplikanti:

Të jetë i/e diplomuar në Inxhinieri Mekanike;
Të ketë njohuri bazë në AutoCAD 2D & 3D, paketën Office dhe programe të tjera inxhinierike;
Të ketë njohuri profesionale të gjuhës angleze;
Të zotërojë leje drejtimi kategoria B.
Të jetë fleksibël me oraret dhe punën në terren

Detyrat e punës që do të përmbushë:

Kryen Inspektime industriale
Rishikon & rivlerëson nga ana teknike projektet e realizuara nga të tretë;
Vizaton në AutoCAD projekte mekanike si dhe përshtat projekte të tjera teknike;
Raporton dhe informon në vazhdimësi te eprori dhe/ose te stafi drejtues i shoqërisë, mbi rezultatet e detyrave të ngarkuara, si dhe problematikat e ndeshura;
Propozon dhe udhëzon përmirësimin e procedurave me qëllim rritjen e efiçencës në punë;
Zbaton me korrektësi rregullat e etikës, disiplinës dhe konfidencialitetit në punë;
Realizon detyra të tjera që i ngarkohen në lidhje me pozicionin e punës.

Kompania ofron kushte shumë të mira pune dhe mundësi për zhvillim profesional.
Të interesuarit të dërgojnë:

CV të detajuar;
Diplomë në Inxhinieri Mekanike;
Certifikata të trajnimeve ose specializimeve pasuniversitare (nëse ka);

në adresën info@swissapproval.al deri më 15.02.2024

Ju lutemi të vendosni në subjekt pozicionin e punës për të cilin po aplikoni.
Psh: Aplikoj per pozicioni Inxhinier Mekanik Junior ose aplikoj per pozicionin inxhinier Mekanik Senior .
Vetëm personat e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen.
Vetëm personat e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen.

Swiss Approval Albania ju uron suksese!
 


Apply WhatsApp
Back
Top