• Tirane, kerkohet Web & E-Commerce Specialist

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Web developer
Eksperienca
vetem me eksperience
HR Studio po kërkon një Web & E-Commerce Specialist për një kompani të konsoliduar, e cilia do të jetë përgjegjëse për administrimin, zhvillimin dhe optimizimin e website-it të kompanisë, si dhe për zhvillimin e mëtejshëm të kanalit E-Commerce.

Pozicioni është i përshtatshëm për një profil që kombinon njohuritë teknike të website-it me orientimin drejt shitjeve online, analizës së performancës dhe eksperiencës së përdoruesit.

Përgjegjësitë kryesore​

  • Administrimi, mirëmbajtja dhe përditësimi i vazhdueshëm i website-it;
  • Menaxhimi i produkteve, kategorive, çmimeve, ofertave dhe përmbajtjes online;
  • Identifikimi dhe zgjidhja e problematikave teknike të website-it;
  • Përmirësimi i shpejtësisë, performancës dhe funksionalitetit të platformës;
  • Zhvillimi i website-it drejt një platforme të plotë dhe funksionale E-Commerce;
  • Menaxhimi dhe optimizimi i procesit të porosive dhe eksperiencës së blerjes online;
  • Monitorimi i shitjeve online dhe identifikimi i mundësive për rritjen e conversion rate;
  • Bashkëpunimi për integrimin e website-it me sistemin Microsoft Dynamics 365 Business Central (BC);
  • Kontrolli dhe sinkronizimi i produkteve, çmimeve, stokut dhe informacioneve ndërmjet BC dhe website-it;
  • Implementimi dhe monitorimi i praktikave SEO;
  • Monitorimi i performancës përmes Google Analytics dhe Google Search Console;
  • Analizimi i trafikut, konvertimeve, produkteve më të vizituara/shitura dhe sjelljes së përdoruesve;
  • Bashkëpunimi me ekipet e Marketingut, Shitjeve, IT-së, Financës dhe Logjistikës;
  • Mbështetja e fushatave promocionale, Google & Meta Ads, landing pages, email marketing dhe content marketing.

Kualifikimet​

  • Eksperiencë të mëparshme në administrimin dhe zhvillimin e website-ve;
  • Njohuri dhe eksperiencë në E-Commerce dhe platforma CMS;
  • Njohuri në HTML/CSS; njohuritë në JavaScript përbëjnë avantazh;
  • Njohuri të mira në SEO, Google Analytics dhe Google Search Console;
  • Aftësi për menaxhimin e katalogëve dhe volumeve të mëdha të produkteve;
  • Eksperienca me sisteme ERP konsiderohet avantazh;
  • Njohja e Microsoft Dynamics 365 Business Central (BC) ose sistemeve të ngjashme përbën avantazh të rëndësishëm;
  • Aftësi të mira analitike dhe në zgjidhjen e problemeve;
  • Organizim shumë i mirë dhe aftësi për menaxhimin e prioriteteve;
  • Aftësi për të punuar dhe bashkëpunuar me departamente të ndryshme.

Çfarë ofrohet​

  • Mundësi për të marrë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e kanalit E-Commerce të kompanisë;
  • Ambient profesional dhe bashkëpunues;
  • Mundësi për zhvillim profesional dhe përfshirje në projekte të rëndësishme digjitale;
  • Paketë konkurruese në përputhje me eksperiencën dhe profilin e kandidatit.
📩 Apliko:
Dërgo CV-në në b.simaku@hrstudiobs.com
📞 +355 69 45 04 920
 


Apply WhatsApp
Back
Top