Tirane, kerkohet Web & E-Commerce Specialist
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Web developer
- Eksperienca
- vetem me eksperience
HR Studio po kërkon një Web & E-Commerce Specialist për një kompani të konsoliduar, e cilia do të jetë përgjegjëse për administrimin, zhvillimin dhe optimizimin e website-it të kompanisë, si dhe për zhvillimin e mëtejshëm të kanalit E-Commerce.
Pozicioni është i përshtatshëm për një profil që kombinon njohuritë teknike të website-it me orientimin drejt shitjeve online, analizës së performancës dhe eksperiencës së përdoruesit.
Apliko:
Dërgo CV-në në b.simaku@hrstudiobs.com
+355 69 45 04 920
Pozicioni është i përshtatshëm për një profil që kombinon njohuritë teknike të website-it me orientimin drejt shitjeve online, analizës së performancës dhe eksperiencës së përdoruesit.
Përgjegjësitë kryesore
- Administrimi, mirëmbajtja dhe përditësimi i vazhdueshëm i website-it;
- Menaxhimi i produkteve, kategorive, çmimeve, ofertave dhe përmbajtjes online;
- Identifikimi dhe zgjidhja e problematikave teknike të website-it;
- Përmirësimi i shpejtësisë, performancës dhe funksionalitetit të platformës;
- Zhvillimi i website-it drejt një platforme të plotë dhe funksionale E-Commerce;
- Menaxhimi dhe optimizimi i procesit të porosive dhe eksperiencës së blerjes online;
- Monitorimi i shitjeve online dhe identifikimi i mundësive për rritjen e conversion rate;
- Bashkëpunimi për integrimin e website-it me sistemin Microsoft Dynamics 365 Business Central (BC);
- Kontrolli dhe sinkronizimi i produkteve, çmimeve, stokut dhe informacioneve ndërmjet BC dhe website-it;
- Implementimi dhe monitorimi i praktikave SEO;
- Monitorimi i performancës përmes Google Analytics dhe Google Search Console;
- Analizimi i trafikut, konvertimeve, produkteve më të vizituara/shitura dhe sjelljes së përdoruesve;
- Bashkëpunimi me ekipet e Marketingut, Shitjeve, IT-së, Financës dhe Logjistikës;
- Mbështetja e fushatave promocionale, Google & Meta Ads, landing pages, email marketing dhe content marketing.
Kualifikimet
- Eksperiencë të mëparshme në administrimin dhe zhvillimin e website-ve;
- Njohuri dhe eksperiencë në E-Commerce dhe platforma CMS;
- Njohuri në HTML/CSS; njohuritë në JavaScript përbëjnë avantazh;
- Njohuri të mira në SEO, Google Analytics dhe Google Search Console;
- Aftësi për menaxhimin e katalogëve dhe volumeve të mëdha të produkteve;
- Eksperienca me sisteme ERP konsiderohet avantazh;
- Njohja e Microsoft Dynamics 365 Business Central (BC) ose sistemeve të ngjashme përbën avantazh të rëndësishëm;
- Aftësi të mira analitike dhe në zgjidhjen e problemeve;
- Organizim shumë i mirë dhe aftësi për menaxhimin e prioriteteve;
- Aftësi për të punuar dhe bashkëpunuar me departamente të ndryshme.
Çfarë ofrohet
- Mundësi për të marrë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e kanalit E-Commerce të kompanisë;
- Ambient profesional dhe bashkëpunues;
- Mundësi për zhvillim profesional dhe përfshirje në projekte të rëndësishme digjitale;
- Paketë konkurruese në përputhje me eksperiencën dhe profilin e kandidatit.
Dërgo CV-në në b.simaku@hrstudiobs.com
Apply WhatsApp