• Tirane, kerkohet Technical Support Unit Manager

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Arkitekture
Eksperienca
vetem me eksperience
Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.

Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Mane Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.


Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023

Pozicioni: Menaxher i Njësisë së Suportit Teknik
Departamenti: Teknik
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Menaxheri i Njësisë së Suportit Teknik është përgjegjës për drejtimin, koordinimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha aktiviteteve teknike mbështetëse që lidhen me realizimin e projekteve ndërtimore të kompanisë. Gjithashtu ai siguron që zgjidhjet teknike të jenë në përputhje me standardet e projektit, legjislacionin përkatës dhe objektivat e biznesit.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
  • Bashkëpunon me Projekt/Program Menaxherët për plotësimin e kërkesave në funksion të projekteve në të gjitha fazat e implementimit te projektit;​
  • Udhëheq procesin e projektimit për të siguruar standardet dhe cilësinë e shërbimit të ofruar nga njësia;​
  • Kontrollon dhe miraton projektet teknike, preventivat dhe specifikimet teknike, duke siguruar zbatimin e standardeve dhe kushteve teknike në përputhje me ToR-et, planet e menaxhimit apo kritere të tjera të kërkuara;​
  • Merr në konsideratë llojin e ndërtimit në përputhje me kantierin, klimën dhe ndërtesat përreth;​
  • Organizon dhe mbikëqyr punën e stafit përpunues të projekteve;​
  • Bashkëpunon me stafin e inxhinierëve, planifikues urbanë, kontraktorët dhe arkitektë të tjerë brenda ose jashtë kompanisë;​
  • Mbikëqyr cilësinë e punimeve, afatet e punimeve arkitekturore dhe materialet;​
  • Koordinon me drejtuesit e ekipeve për punimet e rifiniturave arkitekturore;​
  • Ofron shërbime të ndryshme para-projektuese të cilat mund të përfshijnë kryerjen e fizibilitetit dhe studimeve të ndryshme;​
  • Ndjek dhe koordinon përputhshmërinë e projektit të arkitekturës me disiplinat elektrike, hidromekanike dhe H/Sanitare;​
  • Drejton dhe monitoron procesin e hartimit të preventivave për projektet (civile, elektrike, mekanike dhe hidraulike) sipas ndryshimeve të kërkuara nga klientët;​
  • Përpilon dhe koordinon punën për përgatitjen e manualeve të detajeve dhe manualeve të standardeve të ndryshme në projektim, sipas kërkesave të kompanisë;​
  • Harton strukturat, vizatimet dhe planet në përputhje me kërkesat e investitorit dhe me ligjet/rregulloret në fuqi;​
  • Garanton materialet (dokumentet) e domosdoshme për albumet e shitjeve, rakordimin e sipërfaqeve dhe përmbushjen e standardeve përkatëse;​
  • Me kërkesën e Projekt Menaxherëve, kontrollon dhe komenton zgjidhjet teknike të urdhrave të ndryshimit (UN) apo optimizimeve të projekteve;​
  • Njeh dhe implementon procedurat e kompanisë me nënkontraktorët;​
  • Suporton dhe ndjek kontratat e projektuesve nënkontraktorë të BD-së;​
  • Koordinon dhe jep informacione të nevojshme Departamentit të Financës në lidhje me ecurinë e projekteve dhe faturimeve.​
  • Raporton për aktivitetin e njësisë sipas standardeve dhe afateve të përcaktuara;​
  • Përgatit planin vjetor dhe tremujor të aktiviteteve dhe ndjek ecurinë e tyre sipas planit;​
  • Rishikon në mënyrë periodike legjislacionin dhe botimet në Fletoren Zyrtare;​
  • Në bashkëpunim me BNJ, përgatit vlerësimin e performancës për punonjësit që janë në varësi direkte të tij;​
  • Drejton Njësinë e Suportit Teknik:​
  • Përcakton nevojat për staf, organizon punën dhe miraton detyrat në koordinim me drejtorin teknik.​
  • Menaxhon dhe kontrollon zbatimin e detyrave.​
  • Orienton vartësit në procesin e punës.​
  • Jep feedback në mënyrë të vazhdueshme për ta.​
  • Ndjek ecurinë dhe zhvillimin e tyre, siguron asistencë teknike, monitoron progresin e punës dhe bën vlerësimin e performancës.​
Edukimi: Të zotërojë diplomë të nivelit master në Arkitekturë

Kualifikime të tjera:​
  • Eksperiencë 7 vjeçare ne projektim;​
  • Aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;​
  • Aftësi kritike mbi detajet e projektimit e shprehur në anën funksionale dhe estetike;​
  • Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse;​
  • Aftësi për të punuar në skuadër;​
  • Aftësi menaxhuese, koordinuese, organizuese;​
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze, gjuhë të tjera të huaja do të ishin avantazh;​
  • Njohje shume e mire e legjislacionit për Punimet e Ndërtimit​
  • Njohuri shumë të mira të programeve të projektimit si AutoCAD, Revit, SketchUp, ETABS, dhe programe të tjera të ngjashme teknike;​
  • Aftësi për të menaxhuar dhe ruajtur të dhënat teknike dhe projektet në përputhje me procedurat e brendshme të kompanisë dhe legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave;​

Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në linkun: https://balfindevelopment.zohorecru...hnical-Support-Unit-Manager?source=CareerSite

Afati i aplikimit: 16/05/2025

Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top