• Tirane, kerkohet staf Pergjegjes i pishines (m/f)

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Vore | CityPark | Megatek
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Hoteleri
Eksperienca
me dhe pa eksperience
  • Përgjegjës i Pishinës (m/f)
    Përshkrim i përgjithshëm
    Në këtë pozicion pune ai/ajo luan një rol të rëndësishëm në zbatimin e përgjegjësive dhe detyrave në
    përputhje me kërkesat higjeno-sanitare të pishinave, të përcaktuara në Rregulloren e Brendshme dhe në
    VKM Nr.835, datë 30.11.2011 Për miratimin e Rregullores “Për kërkesat higjeno-sanitare të pishinave” dhe
    sipas standardeve të pranuara në vend në fushën e hoteleri - turizmit.
    Kërkesat e pozicionit të punës //Detyrat dhe Përgjegjësitë:
    Të jetë i përkushtuar për këtë pozicion pune,
    Të sigurojë funksionimin korrekt të strukturës në çdo aspekt menaxhues, teknologjik dhe organizativ;
    Të sigurojë zbatimin e kërkesave higjeno-sanitare dhe mjedisore të parashikuara nga legjislacioni në fuqi;
    Të siguroj zbatimin e duhur të procedurave të kontrollit të brendshëm të përcaktuara në nenin 19 dhe ato të
    kontrollit të jashtëm të përcaktuara në nenin 20, të Rregullores (VKM Nr.835, datë 30.11.2011);
    Të sigurojë pastrimin e përditshëm të të gjithë kompleksit të pishinës dhe dezinfektimin e rregullt;
    Të bashkëpunoj, kontrolloj, udhëzoj e mbikqyrë aktivitetin e stafin ndihmës të pishinës;
    Të komunikoj me kompetencë dhe etikë me klientët dhe personat që vijnë për inspektim nga autoritetet
    shtetërore të caktuara me ligj për veprimtarinë e pishinës.
    Kualifikimet dhe Aftësitë:
    Mosha mbi 18 vjeç,
    Të ketë përvojë pune jo më pak se 1 vit në këtë pozicion pune;
    Të jetë njohës i mirë i praktikave për vëzhgimin, shpëtimin dhe dhënien e ndihmës së parë. Aftësi në notim
    të dëshmuar nga Federata Kombëtare e Notit, të dhënies së ndihmës së parë të dëshmuar nga Kryqi i Kuq
    Shqiptar ose Shërbimi i Urgjencës Mjekësore në Qrndrën Spitalore Universitare Tiranë.
    Të ketë kujdes në shërbim për të shmangur cdo pakënaqësi apo aksident të mundshëm;
    Ruajtje të standardeve të higjenës personale, veshjes, ndihmës dhe komunikimit gjatë gjithë kohës në
    punë;
    Etikë profesionale dhe aftësi për të punuar në grup;
    Të kenë njohuri të mira të gjuhës Angleze, gjuhë të tjera përbëjnë avantazh;
    Fleksibilitet në lidhje me orarin e punës;
    Ofrohet: Pagesë konkuruese
    Shënim: Ftohen të interesuarit të dërgojnë APLIKIMIN në adresen:gerstrans@yahoo.com ose të paraqiten
    personalisht në adresën: Rruga Nacionale e Vjetër, Ndërtesa 41, H.1,K.Postar 1032, Muçaj, Vorë, Shqipëri
    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008, për
    "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, të ndryshuar.
    Për kontakte: Cel ++355682021873/ 0682027303

Cel. : 0682027301
 


Apply WhatsApp
Back
Top