Tirane, kerkohet staf Medical Representative
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 10 Rr. Durresit | Prokuroria
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Farmaceutik
- Infermieri
- Mjekesi
- Eksperienca
- me dhe pa eksperience
Medical Representative
GEN-ALBFARMA, një nga kompanitë lider në tregun shqiptar të pajisjeve dhe produkteve mjekësore, kërkon të punësojë një Medical Representative për të zgjeruar ekipin e saj profesionist.
Detyrat kryesore:
- Promovimi profesional i produkteve të GEN-ALBFARMA te mjekët, klinikat dhe spitalet.
- Ndërtimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve afatgjata me profesionistët e shëndetit.
- Vizita të rregullta sipas itinerarit të përcaktuar.
- Raportim periodik mbi aktivitetet dhe rezultatet.
- Organizimi i prezantimeve dhe aktiviteteve informuese për produktet.
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë në: Mjekësi, Farmaci, Infermieri, ose fusha të ngjashme.
- Eksperienca e mëparshme është avantazh, por jo e detyrueshme.
- Aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi dhe negociimi.
- Aftësi organizative, iniciativë dhe orientim drejt suksesit.
- Patentë dhe gatishmëri për udhëtime në zonat e caktuara.
Ne ofrojmë:
- Pagë konkurruese + bonuse motivuese sipas performancës.
- Trajnim të vazhdueshëm dhe mundësi për zhvillim profesional.
- Ambient pune serioz, bashkëpunues dhe me standarde të larta.