• Tirane, kerkohet staf Medical Representative

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
10 Rr. Durresit | Prokuroria
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Farmaceutik
  2. Infermieri
  3. Mjekesi
Eksperienca
me dhe pa eksperience

Medical Representative


GEN-ALBFARMA, një nga kompanitë lider në tregun shqiptar të pajisjeve dhe produkteve mjekësore, kërkon të punësojë një Medical Representative për të zgjeruar ekipin e saj profesionist.

Detyrat kryesore:

  • Promovimi profesional i produkteve të GEN-ALBFARMA te mjekët, klinikat dhe spitalet.
  • Ndërtimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve afatgjata me profesionistët e shëndetit.
  • Vizita të rregullta sipas itinerarit të përcaktuar.
  • Raportim periodik mbi aktivitetet dhe rezultatet.
  • Organizimi i prezantimeve dhe aktiviteteve informuese për produktet.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë në: Mjekësi, Farmaci, Infermieri, ose fusha të ngjashme.
  • Eksperienca e mëparshme është avantazh, por jo e detyrueshme.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi dhe negociimi.
  • Aftësi organizative, iniciativë dhe orientim drejt suksesit.
  • Patentë dhe gatishmëri për udhëtime në zonat e caktuara.

Ne ofrojmë:

  • Pagë konkurruese + bonuse motivuese sipas performancës.
  • Trajnim të vazhdueshëm dhe mundësi për zhvillim profesional.
  • Ambient pune serioz, bashkëpunues dhe me standarde të larta.
Cel. : 0672045022
 


WhatsApp
Back
Top