• Tirane, kerkohet Specialisti i Monitorimit të Rrezikut PPP/PFT

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. IT | TIK | Informatike Ekonomike
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

TIRANA BANK, një nga bankat kryesore në Shqipëri dhe anëtare e Grupit BALFIN, mirëpret kandidatë të kualifikuar për t’ju bashkuar Departamentit të Përputhshmërisë në pozicionin:

Përkufizimi i pozicionit:
Specialisti i Monitorimit të Rrezikut PPP/PFT do të jetë përgjegjës për monitorimin e transaksioneve dhe hetimin e sinjalizimeve të dyshimta. Kryen analiza mbi sinjalizimet e krijuara nga sistemi për veprimtari të mundshme të dyshimta pasi ato mund të lidhen me pastrimin e parave, financimin e terrorizmit, etj.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
  • Mundëson informacion për punonjësit në lidhje me zbatimin e rregullave të KYC , procedurave të PPP-së dhe menaxhimin e sinjalizimeve PFT
  • Jep opinion sipas kërkesës nga Njësia e Pagesave dhe / ose degët, në lidhje me menaxhimin e sinjalizimeve të PFT-së
  • Përgjegjësi për plotësimin e detyrave të caktuara në lidhje me hartimin e rasteve nën investigim dhe për përgatitjen e Raporteve të Aktivitetit të Dyshimtë (RAD)
  • Përgjegjësi për kryerjen e kontrolleve të vazhdueshme dhe dorëzimin e tyre brenda afatit të caktuar. Raportet përfshijnë, por pa u kufizuar në: aktivitetin e sistemit të shqyrtimit dhe monitorimit, cilësinë dhe sasinë e sinjalizimeve të përpunuara dhe raporte të tjera që mund të zbatohen sipas kontrolleve të përhershme të aprovuara të Njësisë dhe të caktuara për këtë pozicion
  • Përdor aftësi të forta investigative / analitike për të formuluar dhe artikuluar qartë një arsyetim të mbështetur pas vendimit të sinjalizimeve në lidhje me skenarët e PPP-së dhe PFT-së
  • Kujdeset për kategorizimin e rrezikut të klientëve me rrezik të lartë në sistemin e klasifikimit dhe monitorimit të rrezikut të bankës
  • Ofron në kohë të dhënat e nevojshme dhe të vlefshme për përpilimin e raporteve të rregullta dhe të jashtëzakonshme dhe të dhënave që Departamenti është i detyruar të paraqesë në lidhje me menaxhimin e alarmeve PPP / PFT
  • Propozon raporte të veprimtarive të dyshimta për transaksione ose klientë të identifikuar nga monitorimi dhe analiza e përditshme tek përgjegjësit të njësisë së PPP/PFT dhe Drejtorit të Departamentit të Përputhshmërisë
  • Merr pjesë në projektet e Departamentit të Përputhshmërisë, kur kërkohet
  • Përgjegjës për ruajtjen e të dhënave dhe arkivimin e dokumenteve të proceseve që janë nën përgjegjësinë e tij / saj
  • Vepron në çdo kohë në nivelet më të larta të integritetit.
Kompetencat / aftësitë e kërkuara:
  • Diplomë universiteti në degët ekonomike/juridike ose të ngjashme
  • Eksperienca min 1+ në sektorin bankar. Përvoja e mëparshme në lidhje me fushën e PPP / PFT është e preferueshme
  • Aftësi të mira analizuese dhe investiguese
  • Aftësi për të punuar nën trysni në një ambjent me ritëm të lartë
  • Aftësi të mira komunikuese në të shkruar dhe të folur
  • Aftësi të mira bashkëpunese
  • Etikë e lartë profesionale
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë një CV brenda datës 03 nëntor 2021link

Ju lutem kini prarasysh që vetëm personat që plotësojnë kriteret e sipërpërmendura do të kontaktohen.

Të dhënat tuaja personale, të cilat dergohen nga ju vullnetarisht si përgjigje ndaj kësaj shpallje për vend të lirë pune, mblidhen dhe përpunohen, manualisht dhe/ose elektronikisht, nga Banka Tirana sha, me qëllim vlerësimin e përshtatshmërisë tuaj për t’u punësuar në këtë vend pune, aksesohen vetëm nga persona të autorizuar të Bankës dhe do të ruhen deri në përfundim të procesit të përzgjedhjes së kandidatit fitues.Subjektet e të dhënave personale, mund të ushtrojnë të drejtat e tyre sipas ligjit nr. 9887 dt. 10/03/2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”,i ndryshuar, pranë Bankës Tirana sha, si dhe pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale
 


Apply
Back
Top