Tirane, kerkohet Specialisti i Depozitave dhe Llogarive
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Finance-Banke | Sigurime
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjetme pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
TIRANA BANK, një nga bankat kryesore në Shqipëri dhe anëtare e Grupit BALFIN, mirëpret kandidatë dinamik dhe të kualifikuar për t’ju bashkuar skuadrës së Departamentit të Menaxhimit të Produkteve në pozicionin:
Përkufizimi i pozicionit:
Specialisti i Depozitave dhe Llogarive është përgjegjës për zhvillimin dhe mbarëvajtjen e portofolit të Depozitave, Llogarive Rrjedhëse, Shërbimeve dhe Pagesave për arritjen e objektivave të shitjes, përfshirë përfitueshmërinë dhe të ardhurat.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Dizenjon, zhvillon, lançon dhe menaxhon produktet në varësi si dhe të gjitha proceset të lidhura me to, në bashkëpunim me të gjitha palët e përfshira;
- Zhvillon modele të ndryshme të cmimeve referuar përfitueshmërisë së produkteve nën menaxhim;
- Monitoron të gjithë treguesit e performancës (volumet e reja, rritjen neto, marzhin, të ardhurat nga interesat etj) dhe propozon masat qe duhet të ndërmerren për optimizimin e tyre pranë Përgjegjësit të Departamentit.
- Monitoron dhe analizon në menyrë të vazhdueshme të produkteve të lancuara, ofertave të kryera nga bankat konkurrente.
- Buxheton dhe parashikon volumet e reja për cdo produkt, në mënyrë që rritja e tyre te përputhet me objektivat e dakordësuara. Propozimi i volumeve të reja, cmimeve dhe marzheve për cdo produkt duhet të përputhet me targetat për cdo segment klienti si dhe të dakordësohet me Përgjegjësinë e Departamentit.
- Përgjegjës për ofrimin e trajnimeve forces shitese te bankes mbi produktet dhe sherbimet qe menaxhon;
- Analizon dhe zbaton të gjitha ndryshimet rregullatore që ndikojnë në produktet dhe transparencën e informacionit;
- Përfshirja në hartimin e projekteve të brendshme menaxheriale në koordinim me departamentet e tjera brenda divizionit;
- Ndjekja e implementimit të politikave, procedurave dhe strategjitë e biznesit të lidhura me produktet e Llogari/ Depozita.
Kompetencat / aftësitë e kërkuara:
- Diplomë në Ekonomik ose në fusha të tjera të ngjashme;
- Minimumi 3 vite experiencë në sektorin bankar, e preferueshme në pozicione të ngjashme
- Aftësi shumë të mira komunikuese dhe prezantuese
- Të jetë fleksibël, të ketë shpirtin e skuadrës dhe i/e aftë të punojë në presion.
- Aftësi shumë të mira raportuese dhe menaxhimi projektesh;
- Aftësi për të punuar me afate dhe nën presion;
- Njohuri të shkëlqyera në gjuhën angleze
- Njohuri të shkëlqyera të paketës MS Office
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë një CV brenda datës 22 shtator 2021 në këtë link
Ju lutem kini prarasysh që vetëm personat që plotësojnë kriteret e sipërpërmendura do të kontaktohen.
Të dhënat tuaja personale, të cilat dergohen nga ju vullnetarisht si përgjigje ndaj kësaj shpallje për vend të lirë pune, mblidhen dhe përpunohen, manualisht dhe/ose elektronikisht, nga Banka Tirana sha, me qëllim vlerësimin e përshtatshmërisë tuaj për t’u punësuar në këtë vend pune, aksesohen vetëm nga persona të autorizuar të Bankës dhe do të ruhen deri në përfundim të procesit të përzgjedhjes së kandidatit fitues.Subjektet e të dhënave personale, mund të ushtrojnë të drejtat e tyre sipas ligjit nr. 9887 dt. 10/03/2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”,i ndryshuar, pranë Bankës Tirana sha, si dhe pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale
Apply