• Tirane, kerkohet Specialiste e Lartë Finance

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Kompania Mane TCI, pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Mane TCI është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.

Pozicioni: Specialiste e Lartë Finance
Departamenti: Financë
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Specialistja e Lartë e Financës ndjek nga pikëpamja financiare dhe monitoron projektet dhe raportimet që lidhen me këtë shoqëri. Kontrollon kontabilizimin e faturave të blerjes dhe shitjes në përputhje me legjislacionin fiskal në fuqi. Ndjek marrëdhënien me bankat (kredi, pagesat, si edhe plotësimin e setit të dokumenteve shoqërues sipas procedurave). Ndjek raportin e kontratave dhe arkëtimeve të klientëve. Kontrollon në mënyrë të detajuar shpenzimet dhe të ardhurat mujore të realizuara të projektit përkatës që ka në ndjekje.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
  • Kontrollon kontabilizimin e faturave të blerjes dhe shitjes në përputhje me legjislacionin fiskal në fuqi;
  • Ndjek deklarimet mujore të Librave të blerjes dhe të shitjes, TVSH, tatim në burim;
  • Rakordon dhe kontrollon llogaritë e arkëtueshme dhe të pagueshme në mënyrë periodike;
  • Ndjekja e raportit të kontratave dhe arkëtimeve të klientëve (kontrata/arkëtim);
  • Krijon, koordinon dhe monitoron raportet që gjeneron departamenti i financës në përputhje me kërkesat e menaxhimit të shoqërisë;
  • Analizon dhe ndjek zbatimin e procedurave të departamentit, sugjeron ndryshime për procedurat ekzistuese në funksion të punës;
  • Asiston në përgatitjen e Cash flow të shoqërisë në mënyrë periodike;
  • Kryen pagesatme bankë & plotësimi i dosjes së bankës, si dhe kontabilizimi i tyre;
  • Ndjekmarrëdhënien e kredisë për financimin e investimit të projektit;
  • Kontrollon në mënyrë të detajuar shpenzimet dhe të ardhurat mujore të realizuara të projektit përkatës që ka në ndjekje;
  • Asiston në përgatitjen e pasqyrave financiare mujore dhe vjetore;
  • Punon me auditorët e shoqërisë gjatë proceseve audituese;
  • Asiston në përgatitjen e buxheteve vjetore, si dhe Biznes Planeve;
  • Çdo detyrë tjetër që i caktohet.
Edukimi: Të ketë diplomë universitare në degën Financë ose/ dhe Kontabilitet.

Kualifikime të tjera:
  • Të ketë jo më pak se 5 vite eksperiencë në pozicione të ngjashme;
  • Të ketë njohuri të mira të standardeve të reja Kombëtare të Kontabilitetit, si dhe të Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit (IFRS);
  • Të jetë i/e aftë të punojë pa/ ose me pak supervizim;
  • Të ketë iniciativë, të jetë komunikues, të punojë mirë në grup dhe nën stres;
  • Të jetë i/e orientuar për të ndjekur problemet dhe për të arritur zgjidhjen përfundimtare;
  • Të zotërojë programin Navision, si dhe të ketë njohuri të mira të programit Financa 5;
  • E preferueshme njohja e gjuhës angleze;
  • Eksperiencë e mëparshme pune në kompani ndërtimi/investimi është favorizuese;
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit brenda datës 10 Janar 2022 në adresën e email-it hr@manetci.al me subjekt MTCI Specialist e Lartë Finance.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top