• Tirane, kerkohet Specialist Work-out per Retail

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Finance-Specialist | Banke / Sigurime
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

TIRANA BANK, një nga bankat kryesore në Shqipëri dhe anëtare e Grupit BALFIN, mirëpret kandidatë të kualifikuar dhe proaktiv për t’iu bashkuar Divizionit të Rekuperimit të Kredive në pozicionin:

Përkufizimi i pozicionit:
Specialisti i Work-out për Retail është përgjegjës për manaxhimin e portofolit të kredive individuale jo performuese, në mënyrë që të zvogëlojë rrezikun, të minimizojnë humbjet, dhe të maksimizojnë rekuperimin/kthimin e këtyre kredive.

Detyrat dhe pergjegjësitë:

  • Përgjegjës për menaxhimin dhe administrimin e portofolit të kredive individuale të cilat nuk performojnë. Kjo përfshin zhvillimin e një plani veprimi për çdo rast, në të cilin do të përfshihet afati kohor, objekivat që do të arrihen si dhe strategjitë alternative
  • Harton plane veprimi nëpërmjet analizimit të tregtueshmërisë së pronave, raportit të mbulimit, të ardhurat etj
  • Kujdeset me rigorozitet për aprovimet përkatëse sipas afateve dhe ndjek zbatimin e planit, përmes rasteve te shkruara me saktësi dhe koncizitet, referuar strategjive të cilat duhet të jenë në përputhje me udhëzimet dhe politikat e Bankës Tirana.
  • Jep zgjidhje efiçente për çdo kredi qe ka në manaxhim nëpërmjet marrëveshjeve të pagesës, ristrukturimit, marrjes së pronave në pronësi, fshirjen nga bilanci me qëllimin rekuperimin e këtyre kredive por gjithmonë duke mbrojtur interesat dhe reputacionin e bankës.
  • Kryerja e analizave dhe vlerësimeve rutinë, administrimin e dosjeve nën manaxhim si dhe siguron informacionin e nevojshëm financiar të portofolit nën administrim.
  • Raporton në baza mujore dhe në mënyrë të saktë pranë strukturave përkatëse të Bankës duke respektuar afatet.
  • Kryen detyra të tjera të deleguara nga supervizori.

Kompetencat / Aftësitë e kërkuara:

  • Diplomë universitare në Ekonomi ose fushë të ngjashme. Diploma Master është e preferushme
  • Minimum prej 5 vitesh eksperiencë në sektorin bankar, nga të cilat 2 vite në pozicione të ngjashme ose të lidhura me financimin e klientëve.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze të folur dhe të shkruar
  • Njohuri shumë të mira kompjuterike dhe paketës Microsoft Office.
  • Aftësi shumë të mira komunikuese si dhe të karakerizohet nga fryma e grupit dhe bashkëpunimi
  • Të jetë i orientuar drejt zhvillimit dhe përmirësimit profesional
  • Aftësi shumë të mira organizimi dhe planifikimi
  • Aftësi për të punuar nën presion dhe të ndjekë me rigorozitet afatet e përckatuara.


Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë një CV brenda datës 29 tetor 2021, në këtë link

Ju lutemi kini prarasysh që vetëm personat që plotësojnë kriteret e sipërpërmendura do të kontaktohen.

Të dhënat tuaja personale, të cilat dergohen nga ju vullnetarisht si përgjigje ndaj kësaj shpallje për vend të lirë pune, mblidhen dhe përpunohen, manualisht dhe/ose elektronikisht, nga Banka Tirana sha, me qëllim vlerësimin e përshtatshmërisë tuaj për t’u punësuar në këtë vend pune, aksesohen vetëm nga persona të autorizuar të Bankës dhe do të ruhen deri në përfundim të procesit të përzgjedhjes së kandidatit fitues.Subjektet e të dhënave personale, mund të ushtrojnë të drejtat e tyre sipas ligjit nr. 9887 dt. 10/03/2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i ndryshuar, pranë Bankës Tirana sha, si dhe pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale
 


Apply
Back
Top