Tirane, kerkohet Specialist Thesari
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 3 Fresku | Linze
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Finance-Banke | Sigurime
- Gjuha
-
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një ndër grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikë, etj. Gjeografikisht Grupi është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mali i Zi dhe Vendet e Ulëta duke punësuar më shumë se 5’000 persona. Grupi BALFIN është në rritje të vazhdueshme dhe synon përmirësimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të komuniteteve nëpërmjet zhvillimit ekonomik, rritjen e punësimit dhe investimeve sociale. Kompania Mane TCI, pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Mane TCI është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.
Pozicioni: Specialist Thesari
Departamenti: Financë
Vendndodhja: Tiranë
Përmbledhja e Pozicionit: Specialisti i Thesarit është përgjegjës për evidentimin, klasifikimin dhe regjistrimin e dokumentacionit bazë financiar dhe kontabël, rakordimet me furnitorët/klientët, raportimet financiare.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
Kualifikime të tjera
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në link: https://manetci.zohorecruit.eu/jobs/Careers/21072000000481001/Specialist-Thesari?source=CareerSite
Afati i dorëzimit: 02/07/2021
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Pozicioni: Specialist Thesari
Departamenti: Financë
Vendndodhja: Tiranë
Përmbledhja e Pozicionit: Specialisti i Thesarit është përgjegjës për evidentimin, klasifikimin dhe regjistrimin e dokumentacionit bazë financiar dhe kontabël, rakordimet me furnitorët/klientët, raportimet financiare.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
- Përgatitja e raporteve ditore të gjendjes dhe lëvizjes së fondeve në banka/arkë;
- Planifikimi dhe sigurimi i fondeve për pagesa sipas planit të aprovuar të pagesave;
- Rakordimi periodik i gjendjes së llogarive bankare me ato në kontabël;
- Kontrolli i saktësisë së hedhjes së veprimeve me bankat në financë;
- Përgatitja e dokumentacionit mbështetës të pagesave sipas procedurave të kompanisë, finalizimi i pagesave në bankë;
- Mirëmbajtja e listës së furnitorëve/nënkontraktorëve me të dhënat përkatëse;
- Përgatitja e raporteve periodike për paradhëniet e stafit dhe furnitorëve, të drejtat dhe detyrimet e kompanisë;
- Mirëmbajtja e listës së kredive, planeve të amortizimit dhe hedhjet e veprimeve regjistruese përkatëse në financë;
- Koordinimi i marrëdhënieve me bankat për mbarëvajtjen dhe mirë-administrimin e llogarive bankare të kompanisë;
- Koordinimi me kompanitë e grupit për menaxhimin sa më të mirë të fondeve;
- Përgatitja e raportit të kredive dhe ndjekja e marrëdhënies me bankat;
- Përgatitja e Cash Flow të shoqërisë në baza mujore;
- Ndjekja e raporteve të kleringut për shoqërinë dhe kompanitë ndërvepruese;
- Ndjekja e database së pronave të shoqërisë;
- Çdo detyrë tjetër që i ngarkohet nga drejtuesi i departamentit.
Kualifikime të tjera
- Të ketë jo më pak se 3 vite eksperiencë në pozicione të ngjashme;
- Të zotërojë programet bazë të kompjuterit (Paketa Office, Financa 5, etj.);
- Preferohet të ketë njohuri të programeve të kontabilitetit;
- Aftësi shumë të mira komunikuese dhe për të punuar në grup;
- Aftësi analitike shumë të mira, saktësi në kryerjen e detyrave;
- Me iniciativë dhe i/e aftë të punojë në mënyrë të pavarur;
- Fleksibël në orare;
- Preferohet njohja e gjuhës angleze.
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në link: https://manetci.zohorecruit.eu/jobs/Careers/21072000000481001/Specialist-Thesari?source=CareerSite
Afati i dorëzimit: 02/07/2021
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Apply