• Tirane, kerkohet Specialist/Senior Specialist - Departamenti i Operacioneve te Kredive (Kredite Individuale)

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
  2. Finance-Banke | Sigurime
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Detyrat dhe Përgjegjësitë
  • Kryen verifikimin e parë që gjithë dokumentacioni i nevojshëm para disbursimit të kredive për klientët individ të jetë plotësuar saktë, duke përfshirë por pa u kufizuar në: miratimin e kredisë, kontratat e nënshkruara të kredisë, regjistrimin bllokimit të kolateralit, policat e sigurimit dhe të gjitha kushtet paraprake, përpara se kontrata e kredisë të hapet në sistem.
  • Siguron që marrëveshjet e kredisë përfshijnë termat dhe kushtet e miratuara siç janë përcaktuar në miratimin e kredisë dhe jep udhëzime për Degën lidhur me marrëveshjet e kredisë që do të nënshkruhen me klientin.
  • Është përgjegjës për hedhjen në sistem të të gjitha kredive për klientët individ, qofshin ato të miratuara nën autoritetin e degës apo të Drejtorisë.
  • Është përgjegjës për kryerjen në sistem të operacioneve të tjera që lidhen me kreditë: ndryshime të normës së interesit, ndryshime të palëve të përfshira në kredi, ndryshime të kolateralit etj., pas verifikimit të suksesshëm të miratimit përkatës dhe kontratave shtesë të nënshkruara.
Kualifikimet
  • Minimumi 2 vite përvojë në sektorin bankar, preferohet në BKT
  • Përvoja e mëparshme me produkte kredie konsiderohet avantazh
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
  • I/e përkushtuar dhe i/e orientuar drejt rezultateve
  • Aftësi të shkëlqyera në komunikim verbal dhe të shkruar
Kandidatët e interesuar janë të inkurajuar të aplikojnë deri më 24.11.2025 nepermjet Link-ut: https://careers.bkt.com.al/job/SpecialistSenior-Specialist-Departamenti-i-Operacioneve-te-Kredive-(Kredite-Individuale)/1331693557/

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret tona do të njoftohen.
 


Apply
Back
Top