Tirane, kerkohet Specialist i Raportimit
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Menaxhim Biznesi
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
TIRANA BANK është banka e parë private në Shqipëri. Ajo u themelua në vitin 1996 dhe që nga ajo kohë ka pasur një zhvillim të madh, duke përhapur degët e saj në të gjithë Shqipërinë. Sot Tirana Bank është e pozicionuar mirë në treg, duke ofruar një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh që i përgjigjen kërkesave të klientëve të saj. Tirana Bank ka 35 degë në shumicën e qyteteve kryesore dhe zonave industriale dhe ka një rrjet të madh ATM në të gjithë Shqipërinë. Tirana Bank vazhdon të rritet dhe zgjerohet, duke ruajtur me rigorozitet filozofinë e saj për ofrimin e produkteve dhe shërbimeve cilësore, duke qenë kryesuesja në zgjidhjet inovative bankare në Shqipëri.
Ne po kërkojmë të mirëpresim një kandidat të kualifikuar të interesuar për sfida të reja dhe i orientuar drejt zhvillimit të njohurive për t'iu bashkuar Departamentit të Kontrollit Financiar duke raportuar drejtpërdrejt tek Menaxheri i Departamentit të Kontrollit Financiar në pozicionin e mëposhtëm:
Përkufizimi i pozicionit:
Specialisti i Raportimit është përgjegjës për përgatitjen e raporteve Financiare për Drejtuesit e Lartë, Grupin dhe BSH-në sipas standardeve GAAP dhe SNRF, duke siguruar saktësinë e të dhënave të raportuara në një version të vetëm.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
· Ofron informacion financiar, të saktë, relevant dhe domethënëse (raporte ditore, javore, mujore) për përdoruesit e jashtëm si Banka Qendrore, Aksionerët, Shoqata Shqiptare e Bankave, Grupi (GRP), Auditorët e Jashtëm dhe palë të tjera të jashtme, duke përmbushur kërkesat dhe afatet;
· Ofron informacione financiare sipas afateve të kërkuar, të sakta, relevante dhe domethënëse për CFO-në, Bordin Drejtues, menaxhmentin e lartë dhe të mesëm dhe përdorues të tjerë të brendshëm;
· Përgjegjës për përgatitjen e saktë të raportit mujor sipas Sistemit të Unifikuar të Raportimit për Bankën e Shqipërisë dhe raporton/monitoron respektimin e rregulloreve përkatëse të miratuara nga Banka e Shqipërisë në lidhje me Sistemin e Unifikuar të Raportimit, në përputhje me grafikun e formularëve të përcaktuar nga drejtuesi;
· Merr pjesë në përgatitjen e pasqyrave financiare në përputhje me "Metodologjinë e raportimit dhe përmbajtjen e raporteve financiare" ("Metodologjia e Raportimit Financiar" ose "MRF"), miratuar nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë;
· Merr pjesë në përgatitjen e pasqyrave financiare në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (IFRS);
· Përgatit në baza mujore kontrata e Bankës ndaj palëve të treta dhe dorëzon raportet financiare të bankës sipas planit të rënë dakord;
· Zhvillon dhe zbaton raporte të reja sipas nevojës nga përdoruesit e jashtëm dhe të brendshëm;
· Harton procedura përshkruese të dokumentuara mirë të procesit të raportimit nën përgjegjësi për rrjedhën e punës;
· Përgjegjës për përpunimin e të dhënave nga burime të shumta për të marrë raportet e nevojshme financiare dhe operacionale;
· Bashkëpunon me ekipin për planifikimin periodik dhe vjetor të buxhetit;
· Ndihmon në përgatitjen dhe nxjerrjen e raportit vjetor të veprimtarisë së bankës;
· Ofron asistencë për auditimet e brendshme dhe/ose të jashtme për paraqitjen e materialeve të kërkuara dhe interpretimin përkatës;
· Modifikon raportet ekzistuese sipas nevojës në rastet e ndryshimeve në përkufizime;
· Siguron përputhjen me kërkesat e palëve të jashtme si BSH, Aksionarët, SNRF etj;
· Harton dhe zbaton mënyra të reja raportimi për të rritur efikasitetin;
· Mbikëqyr dhe mentoron kolegët e rinj brenda departamentit, të caktuar nga menaxheri;
· Kryen detyra sipas nevojës të caktuara nga menaxheri ose anëtarë e tjerë të organeve drejtuese;
· Kryen çdo detyrë tjetër të deleguar nga mbikëqyrësi brenda fushës së përgjegjësisë
Kompetencat / aftësitë e kërkuara:
· Diplomë Bachelor dhe Master në Ekonomi ose disiplinë tjetër të ngjashme ekonomiks, kontabilitiet ose financë;
· Eksperiencë në sektorin bankar në profilin e financës
· Njohuri shumë të mira mbi strukturat bankare, operacionet, pasqyrat financiare dhe raportimet;
· Aftësi të mira komunikuese, ndërpersonale dhe të zgjidhjes së problemeve;
· Aftësi për përgatitjen e prezantimeve për përdorues të ndryshëm;
· Zotërim shumë i mirë i gjuhës angleze të shkruar dhe verbale;
· Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft (Word, Excel, Power Point); si dhe sistemeve financiare;
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë një CV brenda datës 05 shtator 2022 në link
Ju lutem kini prarasysh që vetëm personat që plotësojnë kriteret e sipërpërmendura do të kontaktohen.
Të dhënat tuaja personale, të cilat dergohen nga ju vullnetarisht si përgjigje ndaj kësaj shpallje për vend të lirë pune, mblidhen dhe përpunohen, manualisht dhe/ose elektronikisht, nga Banka Tirana sha, me qëllim vlerësimin e përshtatshmërisë tuaj për t’u punësuar në këtë vend pune, aksesohen vetëm nga persona të autorizuar të Bankës dhe do të ruhen deri në përfundim të procesit të përzgjedhjes së kandidatit fitues.Subjektet e të dhënave personale, mund të ushtrojnë të drejtat e tyre sipas ligjit nr. 9887 dt. 10/03/2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i ndryshuar, pranë Bankës Tirana sha, si dhe pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale
Apply