Tirane, kerkohet Specialist i Marketingut Dixhital
- Tirane
 
- Tipi
 - 
						
						
							
- me orar te plote
 
 
- Fusha | Profili i punes
 - 
						
						
							
- Marketing
 - Marketing Social Media | ADS | SEO
 
 
- Gjuha
 - 
						
						
							
- anglisht
 
 
- Eksperienca
 - vetem me eksperience
 
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
Vetem kandidatet qe plotesojne kriteret do te kontaktohen.
	
		
			
		
		
	
				
			- Të ndërtojë marrëdhënie me të gjitha palët e përfshira në një fushatë reklamuese.
 - Të krijojë, menaxhojë dhe optimizojë fushatat e marketingut në platformat dixhitale (Google Ads, Meta Ads, etj.) në bashkëpunim me agjencinë e jashtme dixhitale të bankës.
 - Te menaxhojë përmbajtjen në rrjetet sociale dhe faqen zyrtare të bankës.
 - Të krijojë plane javore për përmbajtjen në rrjetet sociale.
 - Të monitorojë dhe analizojë performancën e fushatave përmes mjeteve analitike (Google Analytics, Meta Business Suite, etj.) në bashkëpunim me agjencinë e jashtme dixhitale të bankës.
 - Të hartojë raportet periodike mbi ecurinë e fushatave dhe të propozojë optimizim të fushatave.
 - Të kërkojë dhe identifikojë trende të reja në marketingun dixhital.
 - Të bashkëpunojë me ekipin kreativ dhe agjenci të jashtme për krijimin e përmbajtjes.
 - Të prodhojë video tutorial për produktet dixhitale të bankës dhe reels për disa nga aktivitet e stafit.
 
- Të bashkëpunojë me ekipin e organizimit të aktiviteteve të bankës.
 - Të bashkëpunojë me agjencinë e monitorimit të media planeve dhe koordinim me agjencinë e blerjes së airtime.
 - Të asistojë në përgatitjen e dokumentacionit të bashkëpunimeve me palë të treta.
 - Të përgatisë materialet promovuese dhe infromuese të marketingut në degë apo panaire.
 - Të bashkëpunojë me departamente të tjera për zbatimin e projekteve ndërfunksionale të marketingut.
 - Të bashkëpunojë me palë të treta pjesë e proceseve të njësisë Marketing.
 - Të sigurojë arkivimin e çdo pune sipas përgjegjësisë, që mbahet në kuadër të departamentit (kopje soft dhe hard).
 - Të menaxhojë pagesat në kohë të shpenzimeve dhe arkivimin e dokumentacionit përkatës për kanalet dixhitale.
 - Të përfshihet në detyra të tjera sipas kërkesave të departamentit.
 
- Diplomë universitare në Marketing, Komunikim, Ekonomi apo Informatike Ekonomike.
 - Të paktën 2 vite përvojë pune në marketing dixhital
 - Njohuri shumë të mira të Google Ads, Facebook/Instagram Ads dhe mjeteve të tjera të reklamimit online
 - Njohuri në përdorimin e mjeteve si Canva, Adobe Premiere, After Effects, CapCut ose mjete të ngjashme
 - Eksperiencë me SEO/SEM
 - Aftësi analitike të mira dhe përvojë me Google Analytics ose mjete të ngjashme
 - Aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese
 - Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (me shkrim dhe me gojë)
 - Patentë klasi B
 
Vetem kandidatet qe plotesojne kriteret do te kontaktohen.