Tirane, kerkohet Specialist i Kredisë Biznes
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Finance-Banke | Sigurime
- Gjuha
-
- Eksperienca
- vetem me eksperience
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
TIRANA BANK, një nga bankat kryesore në Shqipëri dhe anëtare e Grupit BALFIN, mirëpret kandidatë të kualifikuar për t’iu bashkuar skuadrës së Departamentit të Kredive Biznes në pozicionin:
Përkufizimi i pozicionit:
Specialisti i Kredisë Biznes do të jetë përgjegjës për të siguruar që kreditë do të përmbushin: Politikat dhe procedurat e kredisë të miratuara nga banka; standardet e sigurisë dhe udhëzimet e bankës; një nivel të pranueshëm të rrezikut të ndërmarrë nga banka.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përpunon/ analizon/ vlerëson propozimet që vijnë nga departamentet Korporatë, SME, BRU, WO në bashkëveprim me oficerët e biznesit dhe rekuperimit;
- Përgatit vlerësimin e kredisë duke paraqitur risqet dhe vlefshmërinë e propozimeve për kredidhënie, duke qenë në përputhje me politikën e riskut të kredisë së Tirana Bank;
- Ndjek në menyrë aktive procedurën e kredisë deri në vendimin final (aprovim ose refuzim);
- Jep mendime dhe merr pjesë në diskutime në lidhje me politikat dhe procedurat e kredisë;
- Ndihmon në mbajtjen e statistikave dhe përgatit raporte periodike në lidhje me aspekte të ndryshme të kredisë;
- Kryen çdo detyrë tjetër të caktuar nga mbikëqyrësi
Kompetencat / aftësitë e kërkuara:
- Diplomë Bachelor ne Ekonomi ose fushë të ngjashme;
- Min 3+ vjet eksperience bankare në pozicione të ngjashme;
- Njohuri shumë të mira të rregulloreve bankare, proceseve dhe shërbimeve të kredisë;
- Njohuri shumë të mira teknike të analizave financiare;
- Të jetë i/e saktë dhe i vëmendshëm ndaj detajeve;
- Të ketë gjykim të mirë kritik dhe aftësi analitike;
- Aftësi për të punuar mirë si pjesë e një ekipi;
- Aftësi për të punuar nën presion dhe për të përmbushur afatet kohore;
- Aftësi shumë të mira komunikuese në të shkruar dhe folur;
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze në të shkruar dhe folur;
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë një CV brenda datës 30 shtator, 2021 ne link
Ju lutem kini prarasysh që vetëm personat që plotësojnë kriteret e sipërpërmendura do të kontaktohen.
Të dhënat tuaja personale, të cilat dergohen nga ju vullnetarisht si përgjigje ndaj kësaj shpallje për vend të lirë pune, mblidhen dhe përpunohen, manualisht dhe/ose elektronikisht, nga Banka Tirana sha, me qëllim vlerësimin e përshtatshmërisë tuaj për t’u punësuar në këtë vend pune, aksesohen vetëm nga persona të autorizuar të Bankës dhe do të ruhen deri në përfundim të procesit të përzgjedhjes së kandidatit fitues.Subjektet e të dhënave personale, mund të ushtrojnë të drejtat e tyre sipas ligjit nr. 9887 dt. 10/03/2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”,i ndryshuar, pranë Bankës Tirana sha, si dhe pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale
Apply