• Tirane, kerkohet Specialist i Financës

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
  2. Finance-Banke | Sigurime
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Specialist i Financës

Hapur me:
E vlefshme deri më:
Emri Kompanise:
13 Qershor 2024
31Korrik 2024
Kredo Finance Shpk

Rreth nesh


Kredo Finance sh.p.k, një Institucion Financiar Mikrokredie, i cili ka filluar operimin në treg, për të ofruar tek individët, kredi konsumatore pa kolateral me shërbim të shpejtë dhe proces të përshtatshëm të huamarrjes, pa anashkaluar sigurinë dhe komoditetin e konsumatorëve.

Ekipi ynë përbëhet nga profesionistë financiarë, IT dhe shërbim klienti, të cilët janë ekspertë në fushën e tyre. Ne jemi duke ftuar profesionistë për të aplikuar për pozicionin Specialist i Financës.

Përshkrimi i detyrave
  • Regjistron, miremban, klasifikon regjistrin e aseteve fikse
  • Miremban proceduren e aprovimit te faturave / shpenzimeve ne Asana
  • Regjistrim ditor te veprimeve bankare
  • Regjistrim ditor te pagesave me reference te faturave
  • Kuadron pagesat ne llogarite bankare, agjentet (psh. WU) me te dhenat e regjistruara ne ERP dhe njofton prane departamentit perkates. Pergatit nepermjet regjistrimit te faturave individuale te blerjeve dhe permbledh librin e blerjeve. Rendit faturimet sipas datave te leshimit.
  • Kuadrim i llogarive tranzitore per levizjen e fondeve
  • Regjistron, miremban, klasifikon regjistrin e aseteve fikse
Kërkesat kryesore
  • Diplomë Universitare në Finance - Kontabilitet
  • Eksperience pune minimumi 1 vit ne pozicione te ngjashme
  • Njohuri të mira të parimeve dhe praktikave të kontabilitetit, si edhe raportimit financiar
  • Aftësi shumë të mira organizative dhe për të punuar i/e pavarur kur performon detyrën
  • Aftësi shumë të mira analitike dhe i vemendshem ndaj detajeve
  • Aftësi të demonstruara të manaxhimit me efektivitet të më shumë prioriteteve njëherësh
  • Aftësi të shkëlqyera të punës në grup
  • Aftësi shumë të mira ne Excel
Benefitet

Kredo Finance dëshiron të krijoje një ambjent të veçantë pune dhe është krenar për mundësite e barabarta të punësimit që ofron.
Kredo Financë përveç pagës për cdo pozicion pune, ofron edhe benefite të tjera, të cilat janë:
Për nivelin Specialist ofrohet Paga + Paketa e Sigurimit Shendetësor Privat
Trajnime zhvillimi per aftësitë profesionale dhe ndërpersonale
Aktivitete dhe organizime të ndryshme kulturore, sportive dhe argëtuese

Instruksione mbi aplikimin

Nese ju e vleresoni veten si kandidatin e duhur qe mund te ndihmoje ne rritjen e kultures se kompanise, ju lutem dergoni CV tuaj ne linkun:
https://talent.sage.hr/jobs/8bcdd06d-679d-4f02-85fa-74763b5fee82
 


Apply
Back
Top