• Tirane, kerkohet Specialist/ Ass. Specialist ne Sigurime - Departamenti i MMK dhe Bankingut Dixhital

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
  2. Finance-Specialist | Banke / Sigurime
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
  • Të administrojë procesin e Brokerimit të policave të sigurimit të jetës dhe Jojetës sipas rregulloreve ne fuqi.
  • Të përgatisë raporte të harmonizuara me kompanitë e Sigurimit lidhur me policat e brokerurara.
  • Të monitorojë procesin e rinovimit të policave të sigurimit të klientëve të BKT.
  • Të monitorojë procesin e pagesave të primit të policave të sigurimit të klientëve të BKT.
  • Të monitorojë të ardhurat nga procesi i brokerimit dhe të rakordoje me kompanitë e sigurimit, degët dhe departamentin e financës në lëshimin e faturës të të ardhurave.
  • Të ndjekë sistemimet e pagesave të policave kur këto janë kryer në mënyrë jo të saktë nga degët.
  • Të ndjekë në llogarinë e dedikuar për pagesa, dëmshpërblime të kryera nga Kompanitë e sigurimit për dëme të ndodhura klienteve te Bankës apo vetë Bankës.
  • Të mbajë kontakt të vazhdueshëm me degët gjatë procesit të raportimit dhe monitorimit.
  • Të mbajë shënime të detajuara kompjuterike.
  • Të kryejë detyra të përgjithshme administrative.
  • Të suportojë në implementimin e projekteve të reja që lidhen me Sigurimet.
KRITERET
  • Të ketë Diplomë Universitare në Ekonomi, Manaxhim, apo fakultete të ngjashme.
  • Aftësi shumë te mira analitike.
  • Menaxhim i shkëlqyer i kohës.
  • I besueshëm dhe i ndershëm.
  • Të zotërojë kualifikimet e kërkuara nga Rregullorja e Brendshme.
  • Aftësi komunikuese në të shkruar dhe në të folur.
  • Aftësi për të punuar nën presion.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të sistemit të bankës flexcube dhe atë të raportimit BI.
  • Aftësi shumë të mira të programeve kompjuterike (MS Office, Outlook etj).
  • Të ketë njohuri të mira të Gjuhës Angleze.

Kandidatët e interesuar duhët të aplikojnë online nëpërmjet linkut ne vijim deri më 28.01.2025 Specialist/Asst. Specialist Njesia e Sigurimeve - Dep. i MMK dhe Bankingut Dixhital

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitetin më të lartë. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret tona do të njoftohen.
 


Apply
Back
Top